Berisha:Mbyllja e shkollave eshte urgjence per frenimin e pandemise!Ato jane sot bomba biologjike te perhapjes se pandemise.

Tuesday, 24 November 2020 12:27

Edhe njehere, mbyllja e shkollave eshte urgjence per frenimin e pandemise!
Ato jane sot bomba biologjike te perhapjes se pandemise.

Nga 15 shtatori gjer sot numri i rasteve te infektuara cdo dite eshte rritur me 500%.
Vetem dje u shpallen 17 vdekje spitalore nga covid19.

Miq, dje ne Shqiperi me nje testim me pak se 1:3 pati 795 te infketuar nga covid19 ose 5 here me shume raste se sa me dt 15 shtator. Po keshtu pati dhe 17 vdekje apo mbi 50% te te gjitha vdekjeve te tre muajve te pare te pandemise.

Keto te dhena deshmojne se situata e pandemise ne Shqiperi eshte jashte çdo kontrolli dhe po rrok listen me shpejtesi.
Duhet mbajtur parasysh se me nje testim normal numri i rasteve te infektuara dje do te ishte 2500-3000, dhe po te mos fshiheshin vdekjet spitalore, numri i te semurve te vdekur dje nga covid ne spitalet covid dhe ato te rretheve eshte rreth 36-40, pa llogaritur
ketu vdekjet e shumta jo spitalore nga covid19 ne te kater anet e vendit numri i te cilave eshte rreth 90-100.

Pavaresisht nga keto te dhena me perkeqesim progresiv, kryepidemiologu injorant i Surrelit Edvin Hajdutit ka zgjedhur qe ne krye te radhes mashtrimin dhe manipulimin per trajtimin e pandemise.

Ne kete kontekst ai vazhdon refuzimin e mbylljes se shkollave duke ndezur keshtu flake pandemine covid 19 ne Shqiperi dhe po çon vendin drejt katastrofes.

Ne fund te gushtit por dhe ne fillim te shtatorit duke konstatuar se Shqiperia kishte kushtet me minimale per hapjen e shkollave per nxenesit kerkova shtyrjen e fillimit te vitit te ri shkollor per te parandaluar shnderrimin e shkollave ne bomba biologjike te perhapjes se covid19.

Natyrisht reagimi i kryepidemiologut injorant te Surrelit dhe lakejve te tij ishte se shkollat po i hapim sepse ato i hapen Gjermania, Franca, Italia, Britania etj.

E verteta eshte ato vende i hapen shkollat por kushtet ne shkollat e tyre ndryshonin me ato te Shqiperise si dita me naten. Ne shkollat e Shqiperise nuk ekzistojne kushtet me minimale mbrojtese te femijeve tane nga covid 19. Shumica derrmuese e tyre jane pa uje, pa mjediset e duhura higjeno sanitare, pa dizinfektant me klasa 45 nxenes dhe ne asnje aspekt absolutisht ne asnje aspekt nuk mund te krahasohen me shkollat e Gjermanise, Frances, Britanise, Italise.

Perveç ketyre, ne dallim nga te gjitha keto vende Shqiperia ka nivelin me te ulet te testimeve ne Europe, per rrjedhoje nivelin me te ulet te disgnostikimit, izolimit dhe mjekimit te te semurve me covid19.

Sot jane me mijra femije qe shkojne çdo dite ne shkolle me prinder dhe familjare me covid19, te cilet nuk bejne dot testin. Sot jane me qindra e qindra mesues te infektuar me covid 19 qe vazhdojne punen sepse nuk e bejne dot testin ose urdherohen ne menyre kriminale te fshehin gjendjen e tyre nga narkdrejtore militant, qe para shendetit te kolegeve dhe nxenesve vene urdherat kriminal te kryeepidemiologut te Surrelit dhe lakejve te tij.

Duke denuar si te papergjegjshem e kriminal dhe me pasoja tejet te renda qendrimin e Edvin Hajdutit me mos mbylljen e shkollave, kerkoj mbylljen e menjehershme te tyre ne mbare vendin dhe kalimin e tyre ne sistemin online. sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...