Kryemadhi tregon se kur e kaloi koronavirusin

Tuesday, 01 December 2020 21:37

 

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tregoi detaje nga ‘lufta’ e saj përballë koronavirusit, të cilin pohoi se e mposhti në shtator.

E ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Kryemadhi theksoi se covid-in e kaloi pa simptoma në dy-javëshin e parë të shtatorit.

Duke u ndalur tek situata në vendin tonë, Kryemadhi theksoi se ka një mungesë informacioni dhe keqmenaxhim të situatës. Mes të tjerash ajo pohoi se fakti i mbajtjes së maskës, është mjeti i fundit i mbrojtjes për qytetarët nga virusi vdekjeprurës.

“Meqë se kam besuar, kjo s’do të thotë se s’kam qenë e mësuar. E kam kaluar pa simptoma, në dy javëshin e parë të shtatorit. Nuk është se nuk e besoj covid, por besoj tek menaxhimi. Ashtu siç besoj këtë situatë të keqmemanzhuar nga qeveria. Mungesa e informacionit për qytetarët apo dhe gazetarët, ka bërë që të ketë këtë mungesë, dhe çorientim të situatës. Po të ketë vullnet politik, dhe dëshirë për ta menaxhuar këtë situatë, se nuk është vetëm pandemia, por është dhe situata ekonomike. Pasi problem për qytetarët është dhe kura e lartë e covid. Duke qenë viktima të shpërdorimit që bëhen shpesh herë nga matrapazët.

Maska është mjeti i fundit i mbrojtjes së çdo qytetari nga COVID. Sa i përket mbrojtjes së qytetarit, është jo vetëm informacioni që e kanë të nevojshëm, është informimi nga mjekët, bërja e tamponëve, izolimi dhe kurimi dhe më pas përdorimin i maskës. Ajo që them gjithmonë, dhe është një nga revoltat e mia është se nuk është maskat që ndalon covid dhe as anti-tanket me 12.7-çit. Vazhdoj të theksoj se mbajtja e maskës s’ka të bëjë me ecjen buzë detit apo në rrugë, por në ambientet e mbyllura. Ajo që është me rëndësi është keq menaxhimi i situatës.

Situata në të cilën gjendemi sot është si rezultat i keqmenaxhimit për shkak të mungesës së shërbimit shëndetësor, i shkatërrimit të sistemit shëndetësor. Edhe pse ju kemi premtuar qytetarëve shëndetësi falas, mjekët janë larguar drejt Gjermanisë. Në 3 muaj të pandemisë vendi u izolua totalisht. Ne si LSI, duke humbur dhe modestinë, pjesë e strukturës sonë ka shumë mjekë që janë shumë të mirë.

Duke nisur nga Vasili, apo Mezini. Apo dhe Pipero që ka qenë kandidat për deputet i LSI. E kam shumë mik Piperon, dhe jam e sigurt se ai të përgjigjet gjatë gjithë kohës. Shumë njerëz që ne njohim i kanë marrë mjekët në shtëpi, pasi s’ka më shtretër. Nëse qytetarët do të kishin mundësinë ekonomike, të mbrojtjes së vendeve të punës, do të ishte më e kollajshme situata. Nuk është COVID ai që mbyt qytetarët, por janë ata që do e ‘mbysin’ atë me solidaritet”, tha Kryemadhi.

 

Modifikuar më Tuesday, 01 December 2020 22:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...