LSI Durrës: Mega skandali në port, një firmë fantazëm me personazhe kryesore të Rilindjes fitojnë një tender abuziv

E Enjte, 03 December 2020 13:16

 

Lëvizja Socialiste për Integrim, dega Durrës, përmes Bahri Shaqirit ka denoncuar skandalin që sipas tyre po ndodh në Portin e Durrësit. Sipas tij, është dhënë një tender për rikonstruksion godine në Drejtorinë e Përgjithshme Detare. ”Firmat fituese “Shendelli”shpk dhe “Mateo”shpk. Ky i fundit rezulton në QKR pa Administrator, pa adresë, pa kapital, pa objekt aktiviteti, pa datë themelimi, dhe pa dokumentacion regjistrimi. Një firmë fantazëm që nuk ka asnjë emër dhe adresë por e lidhur, sikurse edhe kompania tjetër me personazhe kryesore të sektit të “Rilindjes””,-thotë Shaqiri përmes një postimi në facebook.

Postimi i plotë

Mega skandali i radhës në Portin e Durrësit

Tender abuziv prej 41,460,211 Lekë të reja, për rikonstruksion godine në Drejtorinë e Përgjithshme Detare, u jepet dy kompanive, në shkelje të ligjit dhe për qëllim afere përfitimi. Firmat fituese “Shendelli”shpk dhe “Mateo”shpk.

Ky i fundit rezulton në QKR pa Administrator, pa adresë, pa kapital, pa objekt aktiviteti, pa datë themelimi, dhe pa dokumentacion regjistrimi. Një firmë fantazëm që nuk ka asnjë emër dhe adresë por e lidhur, sikurse edhe kompania tjetër me personazhe kryesore të sektit të “Rilindjes”.

Sekti korruptiv i Rilindjes duhet larguar sa më parë pasi çdo ditë prodhon vetëm mega-skandale dhe zhvat në mënyrë korruptive paratë e buxhetit të shtetit dhe të taksapaguesve shqiptarë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...