Thellohet skandali me rrugën Korçë-Ersekë. ARRSH lejoi nisjen e punimeve pa leje ndërtimi dhe pa kompani mbikëqyrëse

Premte, 04 December 2020 16:48

 

Rriten përmasat e skandalit të shumëfishimit të kostove për pjesën e parë të lotit të dytë të rrugës Korçë-Ersekë. Autoriteti Rrugor Shqiptar i drejtuar nga Ergys Verdho ka lejuar fillimin e punimeve pa leje ndërtimi dhe pa u zgjedhur supervizori i projektit, që është një kriter detyrues për punët publike.

Leja e ndërtimit për këtë aks rrugor është dhënë nga Këshilli Kombëtar i Territorit më 3 dhjetor, plot dy muaj pasi kryetari i Bashkisë së Ersekës, Erion Isai, të njoftonte përmes rrjeteve sociale nisjen punimeve. Kjo datë përkon me 12 tetorin, siç shihet nga postimi në facebook. Nga ana tjetër, në pjesën e parë të lotit të dytë të Korçë-Ersekë po punohet pa kompani mbikëqyrëse

Tenderi i parë i supervizimit, i hapur më 15 tetor 2020, është pezulluar, për t’u rihapur përsëri nga ARRSH, por fituesi nuk është shpallur ende. Skandali thellohet po të kesh parasysh se sipas një oponence të projektit të siguruar nga Neës 24 rrëzohen argumentet se pse u bë një projekt i ndryshëm me kosto të rritura. Studimi për llogari të ARRSH është bërë nga A&E engieneering.

 

Aty thuhet se projekti i ri shmang pjerrësinë 10% në afërsi të majës së Qarrit, që ishte në projektin e parë, por në të vërtetë, sipas oponencës, kjo gjë nuk është shmangur, pasi në paragrafin ku janë parashikuar specifikimet e rrugës së re është shprehur se pjerrësia maksimale gjatësore do të jetë 10%. Pra, ky kriter teknik, ndër më kryesorët që përmendet në ndryshimin e projektit, nuk është shmangur. Dhe si i tillë, bie poshtë.

 

Oponenca zbulon se në projektin e ri ka gabime drejtimi, kështu thuhet se gjurma 4,15 km shtrihet në anën veriore të Pllajës së Kolonjës, kurse te paragrafi planimetria thuhet se aksi orientohet nga perëndimi. Sipas oponencës, raporti teknik i prezantuar nga projektuesi është kontradiktor, madje ato që përshkruhen po nga projektuesi nuk kanë lidhje me realitetin dhe në disa raste thuhen të pavërteta në raport me faktin.

Më tej, zbulohet se përsa i përket aspektit ekonomik, projektuesi nuk ka folur fare se sa kushtonte gjurma e rrugës për lotin e dytë në projektin e parë të miratuar, dhe sa kushton ky lot për projektin e dytë. Po ashtu, projekti i ri sjell pasoja për banorët e fshatrave të Gramozit në Kolonjë. Sipas oponencës, rritet distanca me rrugën nacionale dhe automatikisht vështirësohen lëvizjet e fëmijëve të këtyre fshatrave për të shkuar në shkollë.

Vlerësohet se gjurma e re, për shkak të ndryshimit të projektit, rrit mundësinë e braktisjes së fshatrave nga banorët e këtyre zonave. Në oponencë thuhet se gjurma e re, për shkak të ndryshimit të projektit, copëton edhe më shumë tokat e ndara me ligjin 7501

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...