Tritan Shehu/Centralizimi i Qeverise, monopolet shteterore, me bllokimin e strukturave e metodave ndaj Covid eshte anti shkence, qe demton qytetaret e nxit korrupsionin

Diel, 06 December 2020 18:23

Centralizimi i Qeverise, monopolet shteterore, me bllokimin e strukturave e metodave ndaj Covid eshte anti shkence, qe demton qytetaret e nxit korrupsionin.
1-Ne nje kohe qe flitet per domosdoshmerine e shume fishimit te testimimeve Covid ne numer dhe llojshmeri, qofte dhe nepermjet “testeve te shpejta”, ne vendin tone vazhdon bllokimi i liberalizimit dhe perdorimit masiv te tyre.
Mbasi per muaj u bllokuan laboratoret me pasoja akoma te renda, u fol per liberalizim, por qe asnjehere nuk u realizua!
Ky qendrim ka perjashtuar qytetaret nga mundesite e ofruara sot dhe ka krijuar kushte per veprimtari te paligjeshme me kosto te renda per ata.
—Sot ne Europe testet e shpejta, duke filluar nga ato kromatografike e deri te te shpejtat Antigenike, jane liberalizuar duke u tregtuar lirshem ne cdo farmaci (edhe on line), perdorur dhe ne laboratoret veterinare.
Kjo ka bere qe te kete perdorim masiv te tyre e cmimet te jene nga disa cent per te parat e deri reth 6,5 E per antigeniket (i keni ne foto).
Ne Shqiperi Shteti vazhdon arbitrarisht te mbaje metodikat te bllokuara dhe hermetike, pa dyshim kjo me pasoje mungesen e transparences, largimin e qytetareve nga perfitimet shkencore, dhe krijimin e nje abuziviteti financiar ndaj tyre, si dhe dem ekonomik per shtetin, sic ndodh me ato 100 mijet!
2-Agjensia e barnave gjithashtu nuk jep leje importi per disa antivirale, per te cilat ka dhe mendime te ndryshme ne bote, por qe ne shume klinika perdoren.
Shkenca mjekesore per cdo metode e medikament ka diversivitet mendimesh e protokollesh, ajo nuk mund te jete kurre unike.
Bllokimi i ketyre medikamenteve, qe realisht perdoren edhe ne vendin tone gjysem ilegalisht, ka bere qe te cenohet profesionalizmi, kostoja e tyre per qytetaret te jete disa here me e larte se sa eshte realisht, duke mos kontrolluar dhe efektivitetin.
Kjo perballje me Covid mund te kete sukses vetem nqs mobilizohen te gjitha kapacitetet publike apo jo keta, larg nga metodat e qellimshme centralizuese e aq me keq monopolizuese shteterore, qe vecse demtojne dhe stimulojne abuzivizmin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...