Asambleja e PPE draft-rezolutë për Shqipërinë: Parlamenti të zbatojë menjëherë rekomandimet e ‘Venecias’ për zgjedhjet e 25 prillit

Hënë, 07 December 2020 19:22

 

Asambleja e PPE ka miratuar një draft-rezolutë për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.

Ndër pikat e draft-rezolutës, Asambleja e PPE rekomandon që parlamenti i Shqipërisë të zbatojë opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese dhe ligjore në Kodin Zgjedhor që afektojnë në zgjedhjet e 25 prilli.

 

”Nxit Parlamentin e Shqipërisë të respektojnë dhe zbatojnë menjëherë opinionin e Komisionit të Venecias të kërkuar nga Shqipëria në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit”- thuhet në pikën 4 të draft-rezolutës.

Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane, në një rezolutë të miratuar sot, 7 Dhjetor 2020, i bën thirrje palëve politike të bëjnë çdo përpjekje për të tejkaluar krizën e thellë kushtetuese dhe politike në Shqipëri.

Po ashtu PPE kërkon që urgjentisht të sigurohet ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë.

”Nxit Shqipërinë për të siguruar funksionimin e duhur të Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë si dhe trupat e tjera gjykuese”- thuhet në pikën 6 të draft rezolutës

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...