Presidenti Ilir Meta deklaroi se reforma në drejtësi u keqpërdor nga ana e qeverisë aktuale.
Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e Këshillit Rinor i Ballkanit, një nga momentet kyçe ku u abuzua me këtë reformë ishte zgjedhja e kryeprokurorit të Përgjitshëm të Përkohëshëm.
“Historia e reformës nisi që në 2015-ën. U miratua në 2016. Tani jemi në prag të 20121 dhe ja ku jemi. Nuk ka qenë faji i reformën, por ka qenë situatë kritike i sundimit të të drejtës. Reforma që u miratua, me 140 vota nga 141 deputetë, mendoj se kishte mundësi që të sillte një drejtësi të pavarur, te re. Kjo reformë për fat të keq u keqpërdor totalisht nga ana e qeverisë aktuale. Kjo ndodhi me disa momente kyçe, siç është zgjedhja e prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, për t’u shmangur zgjedhja sipas standardit dhe për të nisur uzurpinim e këtij institucioni. Ndaj kjo është arsyeja se pse shumë çështje nuk hetohen sot dhe PPP-të kanë dalë jashtë kontrollit. Zgjedhjet do te jene burimi i se drejtës. Askush se mendoi se kjo do të ishte një reformë që do të ndryshonte Shqipërinë, ishte kapje e organizuar e shtetit dhe e drejtësisë, një humbje e madhe kohe për vendin. 3 vite pa gjykatë Kushtetuese”, tha Meta.