Berisha: Heronj të pamposhtur tmerruan Edvin Kristaq Xhelatin dhe vrasësit me uniformë!

Hënë, 14 December 2020 09:33

 

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka konsideruar heronj, protestuesit që prej netësh po shprehin revoltën e tyre ndaj dhunës dhe vrasjes nga Policia në Tiranë dhe në qytetet kryesore të vendit. "Heronj të pamposhtur tmerruan Edvin Kristaq Xhelatin dhe barbarët e vrasësit e tij me uniformë. Shikoni si sillen frikacakët ndaj të miturit që protestonte paqësisht shtrirë! Nderim djaloshit guximtar!" përshëndet ish-Kryeministri dhe publikon videon kur duken protestuesit.

Mesazhi i Berishës është nxitur edhe nga mesazhi i një qytetari, që i përshkruan aktin e të riut të revoltuar që shfaqet në video dhe se cili ishte ai djalë.

"Ky është Arjon Kuçuku, student ekselence në vitin e parë për Mjekësi, - tregon qytetari. - Ka fituar vendin e parë në Olimpiadën e Kimisë në rang kombëtar. Arjoni është djalë i sjellshëm dhe i fisshëm, kursesi i dhunshëm dhe aspak i denjë për të qenë nëpër biruca! Lironi Arjonin! Elitën duhet ta mbajmë në Shqipëri, me këtë sjellje po e dëbojmë jashtë! Nderim djaloshit guximtar!" thekson edhe protestuesi në mesazh

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...