Kosova pret vaksinat, Rama doli per shopping

Hënë, 14 December 2020 09:53

Sot në një dalje për mediat kryeministri i Kosovës Hoti u shpreh se institucionet po punojnë shumë për sigurimin e vaksinës kundër koronavirusit.

"Jemi pjesë e koalicionit COVAX dhe presim të marrim vaksina për 20% të popullsisë. Në anën tjetër, Ministri i Shëndetësisë është në kontakt me kompaninë prodhuese të vaksinës, si dhe po punojmë me vendet partnere për të kërkuar mbështetje direkte nga to", thotë Hoti.

E njëjta gjë si me paketat e ndihmes ekonomike për bizneset dhe qytetarët në nevoje gjatë pandemise. Kosova edhe pse një vend me një buxhet sa gjysma e vendit tonë vazhdon t'ju vij ne ndihmë bizneseve të cilat janë shtylla kryesore e ekonomisë, ndërsa paketa e vetme e Edi Ramës për shqiptarët janë dhuna dhe gazi me të cilat po mbyt të rinjtë dhe qytetarët e Tiranës në këto ditë mjaft të vështira për vendin.
E njëjta gjë po ndodh edhe me vaksinën kundër koronavirusit. Ndërkohe që Kosovës pritet t'i vijë shumë shpejte sepse kanë një kryeministër te përgjegjshëm , ne vendin tone kjo shihet të ndodhë në një periudhë shumë të largët sepse kryeministri ynë nuk vajti në New York për të siguruar vaksinën pasi ai vet është vaksinuar gjatë vizitës në Dubai , por për të bërë shopping . Fotot dhe videot ku ai vizitonte New Yorkun per qefet e veta personale u bënë virale dhe kjo eshte fatkeqesi e madhe për shqiptarët që kanë mbetur në mëshirë të fatit dhe po e përballojnë këtë betejë të vetëm , me shpenzime marramendëse e shumë të tjerë që vdesin edhe nga pamundësia e bërjes së një tamponi,sepse ne kemi gaz për të helmuar qytetaret por tampone jo dhe vaksina me këtë kryeministër te papërgjegjshëm shihet se do vonoj gjatë pasi qytetarët nuk janë një prioritet për të.

Modifikuar më Hënë, 14 December 2020 09:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...