Protesta e të rinjve për ekzekutimin që policia i bëri 25 vjeçarit Klodian Rasha në rradhë të parë nxori në pah mllefin dhe zemërimin ndaj rilindjes, kryeshefit,dhe në veçanti me policinë.
Por ajo nxori në pah diçka tjetër, të frikshme dhe të rrezikshme.
Dhe jo se nuk dihej si fakt por në veprim dhe në ekzekutim kishte përmasë tjetër.
Nxori në pah një ndarje të thellë midis policit të thjeshte, të ndershëm që kryen me respekt dhe devotshmëri detyrën ndaj shtetit dhe uniformës që ka veshur dhe ndërkohë" trupat speciale" të Ramës ose më saktë skuadronet e rilindjes që verbërisht i binden mentalitetit të sektit për dhunë dhe vrasje.
Ai që ekzekutoi Klodian Rashën duhet parë mirë raporti me gjetjen e ktij njeriu dhe emërimin e tij që mund të jetë një lloj formule për të kuptuar të tjera rekrutime.
Atij nuk i erdhi urdhër nga askush për te ekzekutuar te riun,thjesht e kreu atë vrasje. Po në emër të kujt?
Ne emër te mentalitetit të dhunës të instaluar prej 8 vitesh nga një sekt i cili Shqipërinë dhe shqiptarët i ka nxjerrë në ankand për transaksione me leverdi te vetat dhe gazi që përdorin është transaksion nga serbia dhe dhuna që është ushtruar që vitin e parë që ky njeri erdhi në pushtet dhe për hir të së vërtetës në një deklaratë u tregua i sinqertë:"S'keni pare gjë akoma".
Skuadronet e rilindjes në polici të rekrutuar nga segmente te dyshimta duhet te ndahen mirë nga policët e ndershëm që i shërbejë vendit dhe popullit të tyre.
/55news.al