Rama e cilësoi aksident/ Babai i Klodianit: Kjo ishte vrasje e dytë!

Hënë, 14 December 2020 19:36

 

“Vrasje për herë të dytë”.

Kështu e quan Qazim Rasha, i ati i 25-vjeçarit Klodian Rasha cilësimin nga qeveria të ekzekutimit të të birit si “humbje jete aksidentale”. Një cilësim i tillë u evidentua në vendimin e qeverisë për pensionin ndaj familjes së viktimës, vendim i cili u botua sot në fletoren zyrtare. “Ajo është vrasje me paramendim, nuk ka asnjë lloj alibie”, deklaron Qazim Rasha për ABC. “Nuk kam hallin e pensionit” thotë ai më tej, ndërsa për ndjesën që i kërkoi oficeri i policisë Nevaldo Hajdaraj, Rasha thotë se kjo është fasadë.

Si e cilësoni deklaratën e protestuesve që kjo nuk është më kauzë vetëm e juaja, por e të gjithë shqiptarëve?
Njeriu, atë që ndjen, e shpreh vetë dhe unë nuk mund të shpreh asgjë më tepër përveç dhimbjes që kam për djalin tim, dhimbja është e djalit tim, familjes time, pjesë e dhimbjes je edhe ti, edhe ata, gjithkush merr pjesë. Ju lutem, ju lutem, ju lutem.

 

 

Si e cilësoni vendimin e qeverisë për dhënien e pensionit social?
Ajo është një metodë, një vlerësim që mund të bëhet në një lloj aspekti, por unë nuk kam hallin e pensionit, por hallin e dhimbjes së djalit.

 

Si e gjykoni faktin që në vendimin e qeverisë për dhënien e pensionit, e cilëson ngjarjen si aksidentale?
Ajo nuk është version, ajo është devijim nga gjithçka dhe ajo është një vrasje për së dyti. Vrasje e dytë. Ajo është vrasje me paramendim. Vrasje me paramendim. Vrasje me paramendim. Dhe nuk ka asnjë lloj alibie. Çdo gjë është e monitoruar. Çdo gjë është e zbardhur, çdo gjë është e vëzhguar, janë gjithçka. Është një rrugicë non stop, mund të jenë 30 kamera që janë në qendër të asaj rrugice. Edhe si do që të jetë puna, vetëm nëse devijohet gjithçka nga linja se nuk ka asnjë lloj kuptimi tjetër.

Si e cilësoni deklaratën e autorit, që tha se dua t’ju kërkoj falje?
Ajo është një fasadë. Është thjeshtë fasadë dhe nuk ka fije kuptimi. Një person, sado edhe me çrregullime mendore, këtë lloj vulgariteti nuk arrin dot që ta mendojë dot ta mendojë, ta imagjinojë, jo ta vendosë në zbatim. Një punonjës shteti, një punonjës policie, një punonjës rendi që është i detyruar për të ruajtur jetën time, fëmijës tim, fëmijës tënd, ne kërkojmë mbrojtje dhe solidaritet nga cilido. Nëse bëj një gabim unë marr dënimin, fajin që kam, por jo të ndëshkohet me genoncid, makabritet, me vulgaritet, është bastarde.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...