“Konkretizim i Partneritetit Strategjik”, Meta pas takimit me Osmanin: Vullnet i palëkundur, për të kontribuar për forcimin e marrëdhënieve tona vëllazërore

E mërkurë, 16 December 2020 20:32

 

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta e shikon konkretizimin e partneritetit strategjik, si një mundësi që forco bashkëpunimin mes Kosovës e Serbisë. Teksa publikon fotot e takimit me presidentin e Kosoves Vjosa Osmani, Meta shkruan se e ka siguruar për vullnetin e tij të palëkundur, për të kontribuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona vëllazërore, duke vënë të gjitha energjitë dhe potencialet ende të pashfrytëzuara në shërbim më të mirë të së ardhmes europiane të të dy vendeve tona.

“Vlerësuam të gjitha mundësitë, që e bëjnë edhe më konkret bashkëpunimin, veçanërisht nëpërmjet konkretizimit të Partneritetit Strategjik.
Marrëdhëniet shumë të mira kanë nevojë të gjenerojnë edhe më shumë mundësi praktike, në mënyrë që kufiri ndërshtetëror të bëhet jo vetëm i padukshëm, por dhe që qytetarët, bizneset, artistët, sportistët, intelektualët, njerëzit e shkencës dhe në veçanti të rinjtë tanë, të afrohen e të shkëmbejnë eksperienca me njëri-tjetrin, dije, përvojë e kulturë, duke forcuar identitetin dhe mbrojtur më mirë vlerat tona kombëtare. 🇦🇱❤️🇽🇰”, shkruan Kreu i Shtetit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...