Ylli Dylgjeri: Kur vendos Perandori…

Premte, 18 December 2020 12:54

 

Nga Ylli Dylgjeri –
Sërisht sot u muarr vendim nga autokrati për plotësimet në Qeverinë e Rilindjes. Kryeministri vendosi vetë për të dy kandidaturat e Ministrave. Ministrin e Brendshëm dhe Ministren e Bujqësisë, ose thënë ndryshe, për drejtimin e rendit publik dhe ushqimit jetësor të Tij.
Vendosi vetë Kryeministri, pa konsultime, pa debat, pa mbledhje Kryesie në PS, apo të forumeve të zgjedhura me vote prej saj. Autokrati deklaroi emrat e Ministrave edhe pa u njohur ato vetë! Bledi Çuçi u njoh me detyrën vetëm gjatë njê konference nga një përfaqësues i huaj në takim – tha në emisionin e mbrëmjes në News 24 gazetari Sokol Balla.
Në vitet e shkuara, kur PS-në e drejtonte Statuti i PS, si instrument i gjithëpranuar nga masa e socialistëve,
për të ndryshuar edhe zv/ministrat, debatohej në forumet e saj, jo më për Ministrat. Kujtoj vitet 2003 -2004 kur PS-ja dhe Qeveria drejtohej nga Fatos Nano. Kishte dhënë dorëheqje Ministri i Brendshëm Luan Rama. Kërkohej zëvëndësimi. Në Kryesinë e PS-se u hodhen tre kandidatura. Emrat ishin të zgjedhur të PS-se. Por…nuk u votua lehtë. Një antar Kryesie që sot është Zv minister e kontestoj një nga Kandidaturat: Ka probleme morali me familjen! -tha. Kandidatura kishte një vëlla me probleme. Kryesia ngeci. Kryetari Nano e zgjidhi krizën. Ai deklaroi: Ok! Nuk do të kalojmë asnjë kandidature që na krijon kosto edhe te 1 antar i PS-se.
Të vazhdojmë me kandidaturën tjetër. Ashtu u bë.
Emri i Ministrit te Ri të Brendshëm u rrëzua.
Fitoj më pas me votim Igli Toska Ministër i Brendshëm
Kur i kujtoj këto ngjarje sot, duken si përralla.
Sot pushteti në PS është vetëm te Edi Rama. E tërë udhëheqja drejtuese e MB është vënë nga Ai. Ai vuri Sekretaren e Përgjithshme të MB, Ai vuri Ministrin e Brendshëm, Ai deklaroi se edhe sikur 500 mijë vetë
të dalin në shesh nuk e heq Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit! Edi Rama vendos sot edhe për autorin edhe për viktimën, edhe për shpërblimin.
Zotërimi i pushtetit në një dorë të vetme, jo vetëm po krijon kushte për vendime të pa peshuara mire( iracionale) dhe të padrejta, vendime që ndikojnë direkt jetën e qytetarëve të një vendi por, edhe frikën përkatëse: sa më i madh pushteti që zotëron një autokrat, aq më e madhe frika mbi popullatën e gjerë, dhe aq me të padrejta do të jenë vendimet. Pretendojmë ende se po zhvillojmë demokracinë parlamentare, ndërkohë i gjithë pushteti dirigjohet nga një dorë dhe për pasojë edhe vlerat në shoqëri do të jenë pashmangërisht katastrofike. Kjo është arsyeja pse publiku ka frikë nga i pari, nga autokrati, nga perandori, nga burimi i së keqes.
Kjo është arsyeja pse kërkohet largimi i Tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...