Kryemadhi:Zero investime të huaja, shifrat e rritjes ekonomike fasadë, buxheti i diskutuar me oligarkët

Hënë, 21 December 2020 22:23

 

Duke folur për shifrat e rritjes ekonomike të publikuara nga qeveria për vitin 2020 kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se ato janë fasadë dhe se këto shifra duhen krahasuar me realitetin. Ajo theksoi se gjatë vitit 2020 nuk ka pasur asnjë investim të huaj dhe nëse do të kishte rritje ekonomike kjo do të ndjehej në familjet shqiptare. Ndërkohë që u shpreh se buxheti i 2021 nuk është konsultuar me grupet e interesit por me oligarkët.

 

Tashmë investimet e huaja në Shqipëri janë zero. Edhe ato pak investime të huaja që kanë qenë janë larguar. Ndërkohë, edhe ata pak investitorë seriozë shqiptarë janë larguar drejt Maqedonisë për shkak të taksave më të ulëta, për shkak të infrastrukturës më të mirë dhe për shkak të klimës më të mirë të biznesit. Kështu që unë nuk e kuptoj dot se ku e shikojnë rritjen ekonomike.
Investimet në infrastrukturë dhe energjetikë 4.1 miliard më shumë në raport me 2020-n, thotë qeveria... Është edhe vit elektoral...
Tani që të jemi të sinqertë, tabelat mund të jenë tjetër gjë, problemi ëshyë se si mund të jetë faktiku. A mund të dimë se si është faktiku i 2020-s? Sa është investuar? Nëse do të kishim kaq shumë investime në infrastrukturë dhe energji elektrike, të paktën a mund të çonim të paktën këto 10 mijë familje që kanë humbur shtëpitë e tyre nga tërmeti, tua jepnim këto para atyre për të hyrë në shtëpitë e tyre? Sepse 10 mijë familje nuk janë tre shtëpi që inauguron Lali Eri në Farkë, të cilat nuk janë prishur fare nga tërmeti, sepse flasin të gjithë banorët. 10 mijë familjet që kanë humbur shtëpitë e tyre në Maminas, në Shijak, në Bubq nuk janë as 1 shtëpi në Vaqarr. Pra, këto shifra stratosferike dhe propagandistike do të ishte më mirë që t’ju dedikoheshin familjeve që kanë humbur shtëpitë e tyre nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-s. Më pas do të ishte diçka e mirë që një pjesë e atij investimi, ajo përqindje aq e madhe që u takon në një faturë ekstra me një çmim stratosferik koncesioneve, do të ishte shumë mirë që t’i jepet biznesit të vogël, biznesit të mesëm përsa i përket situatës së pandemisë. Nëse do të flasim me tabelat e buxhetit të shtetit që miraton mediatikisht qeveria, atëherë i binte që shqiptarët të jetonin si në Zvicër dhe sa realisht ky buxhet për të cilin ata flasin shkon në familjet, në shtëpitë dhe në tryezat e shqiptarëve. Ky projektbuxhet duhet të ishte diskutuar me grupet e interesit, me biznesin e vogël, me biznesin e mesëm, me biznesin e madh. Jam e bindur që ky buxhet është diskutuar vetëm me oligarkët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...