Bizneset kundër masave izoluese: Qeveria të paguajë dëmin ose do ngrihemi në protesta

E mërkurë, 23 December 2020 18:18

 

Shoqata e bareve: Jemi gjunjëzuar, të hapen lokalet
Vendimi i qeverisë për mbylljen e bizneseve nga ora 20:30 ka sjellë reagime të shumta nga sipërmarrësit dhe përfaqësuesit e biznesit. Mbyllja e lokaleve, bareve dhe restorantet në periudhën e festave të fund vitit kur shumica e këtyre aktiviteteve kanë dhe të ardhurat më të mëdha, cilësohet si një faliment.

Pronarët e lokaleve deklarojnë se qeveria duhet t’u kompensojë dëmin që po u shkakton ose ata do të detyrohen të ngrihen në protesta. Biznesi i shërbimeve në bare dhe në restorante mban peshën kryesore të ekonomisë për punësimin. Pronarët e lokaleve thonë se bizneset e tyre janë më të rregullta për pagesat e taksave dhe mbyllja e tyre në orën 20:30 është një falimentim.

 

Enri Jahaj përfaqësues i Shoqatës së Restoranteve, Bareve dhe Klubeve të Natës deklaron se qeveria po i falimenton dhe po nxjerrë në rrugë mijëra punonjës. “Kanë qenë rreth 30 përqind e jona që prisnin këto festa të merrnin pak ajrosje ekonomike. Sot gjenden përballë një fakti që do të duhet të ulin qepenat dhe ndoshta nuk do ta ngrenë më atë qepen. Sektori jonë është një ndër më të prekurit në shkallë botërore dhe jo vetëm në Shqipëri. Ky kufizim me një orë e gjysmë është absurd, pasi nuk besoj se kjo kohë bën Në emër të shoqatës që përfaqëson, Jahja tha se i do t’i dërgojnë një letër kreu të qeverisë, Edi Rama. Nëse nuk ka reflektim nga ana e institucioneve shtetërore, pronarët e lokaleve do të nisin protestat

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...