Zëri Amerikës: Presidenti i Shqipërisë firmosi në kohë rekord anëtarin e kushtetueses, duke e bërë efiçente gjykatën

E mërkurë, 23 December 2020 21:34

 

Nga Zëri Amerikës-

Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese u bë sot me anëtarin e saj të gjashtë pasi presidenti Ilir Meta, firmosi në kohë rekord emërimin e juristit të njohur Përparim Kalo, vetëm pak orë pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i dërgoi atij listën e kandidatëve. Me emërimin e e njoftuar në mbrëmje, numri i anëtarëve të Gjykatës, arrin kuorumin minimal për t’u mbledhur në seancë e plenare e për të nisur me shqyrtimin e çështjeve.

 

Ndërkohë, duket se është hapur rruga edhe për emërimin e shpejtë të anëtarit të shtatë, duke qenë se për vendin bosh të shpallur po nga presidenti, tanimë ka mbetur vetëm një kandidaturë. Një ditë më parë, u betua anëtari i zgjedhur nga parlamenti, Altin Binaj. Praktikisht, ajo çka nuk u arrit të bëhej në më shumë se një vit, po përmbyllet, mesa duket, brenda vetëm pak ditësh.

Menjëherë pas vendimit të Presidentit, ambasadorja amerikane Yuri Kim foli për “një lajm të madh. Sapo Kalo të bëjë nesër betimin, arrihet kuorumi. Shqipëria do të mbyllë vitin 2020, me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, që mungonte prej thuajse tre vitesh. Presidenti, KED-ja dhe Parlamenti, meritojnë një vlerësim të madh”, shkruajti ambasadorja Kim, duke shtuar se “ky është rezultat i një veprimi urgjent nga ana e udhëheqësve, në linjë me opinionin e KOmisionit të Venecias. Me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, Shqipëria përmbush kushtet për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin europian. Ky është një hap shumë I madh përpara”, vlerësoi ambasadorja amerikane.

Përveç zotit Kalo, në garë për vendin e shpallur nga Kreu i Shtetit, ishte dhe Aleksandër Toma, i cili u rendit i dyti sipas vlerësimit të bërë nga KED, me një diferencë të ndjeshme, prej gati 15 pikësh më poshtë. Në njoftimin e tij zoti Meta, shpjegon se në vendimin e marrë me shpejtësi, ka patur në konsideratë dhe “nevojën jetike që ka vendi për plotësimin dhe funksionimin sa më parë të Gjykatës Kushtetuese”.

Si ambasadorja amerikane Yuri Kim ashtu dhe homologu i saj europian Luigi Soreca, kanë theksuar në mënyrë të përsëritur se janë të gjitha kushtet që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale brenda këtij muaji.

Po sot në mbrëmje, Këshilli i Emërimeve bëri të ditur se kandidatja Zhaklina Peto, ishte tërhequr nga gara në momentet e fundit. Zonja Peto, u skualifikua dy herë nga KED-ja, por të dy herët, ajo u rikthye me vendime të gjykatës Administrative. Sot Këshilli i Emërimeve kishte në rend të ditës dhe vlerësimin e kandidaturës së saj. Tanimë, duket se KED-së, i ka mbetur vetëm që të përmbyllë procesin për kandidaten e vetme të mbetur në garë, Sonila Bejtja dhe t’ja dërgojë atë presidentit. Me gjasë, pritet që kjo të ndodhë në ditët e ardhshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...