Kryeministri Rama sulmon nga Tirana, Presidenten e Kosovës dhe liderin opozitar, Albin Kurti

Premte, 25 December 2020 08:05

 

-Kreu i qeverisë së Shqipërisë sulmoi personalisht Presidenten në detyrë, Vjosa Osmanin dhe kandidatin për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, Albin Kurti. Tonet dhe gjuha e përdorur nga Edi Rama ngjante më shumë me “shpallje lufte” ndaj Kosovës sesa me sjelljen e kujdesshme që duhet të ketë Kryeministri i Shqipërisë sa herë që flet për pjesën tjetër të kombit.

Kryeministri Edi Rama doli dje në një konferencë për mediat me qëllimin për të folur për ekonominë. Në fakt, komunikimi me median nga një bilanc vjetor për ekonominë, u kthye në një fushatë sulmi ndaj Kosovës dhe përfaqësuesve zyrtarë të shtetit të saj. Kreu i qeverisë së Shqipërisë, sulmoi personalisht Presidenten në detyrë, Vjosa Osmani dhe kandidatin për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, Albin Kurti. Tonet dhe gjuha e përdorur e nga Edi Rama ngjante më shumë me “shpallje lufte” ndaj Kosovës sesa me sjelljen e kujdesshme që duhet të ketë Kryeministri i Shqipërisë sa herë që flet për pjesën tjetër të kombit. Edi Rama tregoi mungesë etike kur gjatë gjithë konferencës ju drejtua Presidentes së Kosovës me fjalët “Zonja Vjosa”. Po ashtu kaloi çdo cak dhe guxoi ta quajë Kosovën shtet fqinj. “Për vizitën e Zonjës Vjosa, unë mund të them që, sigurisht, objektivi ynë ka qenë dhe do mbetet zero probleme me fqinjët”,- tha Edi Rama. Kosova gjeografikisht quhet shtet fqinj, por për gjithë shqiptarët Kosova dhe krerët e saj nuk mund t’i quash më të njëjtën gjuhë si Greqinë apo Malin e Zi. Ne mund të kemi probleme me Greqinë, ndërsa problemet me Kosovën janë të gjitha telashe të sajuara nga Edi Rama. Mbase Edi Ramës i intereson që Kosovën ta trajtojë në të njëjtën mënyrë si vendet e tjera, por kjo nuk është ajo që presin shqiptarët nga kryeministri i Shqipërisë.

 

Çështjen e Minishengenit, një projekt rajonal që dëmton interesat e Kosovës dhe favorizon Serbinë, Edi Rama e quajti “si shtyllë të politikës së jashtme të Shqipërisë”. Kjo do të thotë se Edi Rama ka rrëzuar gjithë diplomacinë shqiptare të 30 viteve të fundit. Kryeministri i Shqipërisë praktikisht ka hequr dorë nga Kosova dhe ka zgjedhur si partnerë rajonal Serbinë. Kjo nuk është më diplomaci, por tradhti kombëtare. Justifikimet se këtë projekt e mbështesin ndërkombëtarët mund të vlejnë për Serbinë, por jo për Shqipërinë dhe aq më pak për Kosovën. Rama mbrojti dhe vendosjen e taksës për qytetarët e Kosovës që vijnë në Shqipëri. Në këtë pikë, kreu i qeverisë nuk kurseu as talljen kur tha se duhet ta paguajnë këtë taksë në mënyrë atdhetare. Është e vërtetë që rrugët paguhen në gjithë botën, por qeveria nuk mund të taksojë qytetarët e Kosovës pasi janë ata që po mbajnë gjallë turizmin në këto vite të vështira dhe zhvillimin ekonomik mes dy vendeve. Sulmet e kryeministrit Edi Rama nuk ndaluan me kaq, por shkoi edhe më tej duke atakuar politikanët e Kosovës, që kanë folur hapur kundër tij, për nacional-folklorizëm vulgar. Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj janë politikanët e Kosovës që ja kanë thënë në sy gabimet që Edi Rama ka bërë ndaj Kosovës. Vjosa Osmani nuk ka folur thjesht si politikane, por si e Presidente dhe kryetare e Kuvendit të Kosovës. Kur zyrtarja më e lartë e shtetit të Kosovës flet hapur për dëmet që po i shkakton Tirana zyrtare, replikat personale që bën Edi Rama nuk kanë më vend. Si kryeministër i Shqipërisë ai po akuzohet për dëmtim të interesit kombëtar dhe kjo është një akuzë që nuk kalohet me batuta kundër “Zonjës Vjosa”.

Kryeministri tha se politikanët në Kosovë vijnë në Tiranë dhe bëjnë deklarata për fushatë elektorale dhe propagandë. Në fakt, i vetmi zyrtar i Shqipërisë që ka përdorur Kosovën për fushatë elektorale është Edi Rama. Në tre vizita që ka bërë në Kosovë ai ka mbajtur fjalime skandaloze kundër Ibrahim Rugovës dhe ka keqpërdorur interesat e Kosovës. Rama bëri dhe atë që se ka bërë asnjë politikan normal në Prishtinë dhe Tiranë kur çoi në gjyq Ramush Harandinaj. Loja me territorin e Kosovës dhe minishengeni ishin jo vetëm propagandë politike, por dhe skema për të mbajtur në pushtet, me ndihmën nga jashtë, qeverisjen e Edi Ramës. Pasi kryeministri shqiptar ka keqpërdorur Kosovën dhe ka bërë pazare në emër të saj, të ankohesh se përse Vjosa Osmani dhe Albin Kurti ja kanë thënë në sy këto fakte, është mungesë e ndërgjegjes kombëtare.

Në fushatën e djeshme të Edi Ramës kundër Kosovës dhe Vjosa Osmanit ka një koçidencë që nuk duket e aq e rastësishme. Një ditë më parë, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç sulmoi Vjosa Osmanin me një gjuhë të ashpër dhe në dukje të ngjashme. Ndryshimi i vetëm ishte se Vuçiç i thoshte “Zonja Vjosa Osmani”, ndërsa Edi Rama vetëm “Zonja Vjosa”. Ky koordinim mes Rilindjes dhe politikës serbe kundër Vjosa Osmanit është alarmues dhe flet për aleancën më të rrezikshme kundër interesave të dy shteteve shqiptare në rajon.

Ajo që po bën Edi Rama me Kosovën është alarmante dhe një sjellje që duhet ndaluar sa më parë. Kryeministri i Shqipërisë nuk po fyen thjesht Vjosa Osmanin, Albin Kurtin apo Ramush Haradinaj. Këta politikanë nesër, pas zgjedhjeve, do të jenë në krye të institucioneve të shtetit të Kosovës të zgjedhur ligjërisht nga qytetarët. Rama nuk ka shkatërruar vetëm marrëdhëniet personale me ta, por po fut Shqipërinë dhe Kosovën në një “luftë të ftohtë” nga e cila fiton vetëm Serbia

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...