Greqia vendos: “12 miljet janë të mijat”! Pse hesht dhe nuk reagon kryeministri?

Saturday, 26 December 2020 09:10

 

Këshilli i Lartë i Greqisë ka miratuar dje vendimin që lejon shtrirjen e hapësirës detare të këtij vendi nga 6 milje që ka qenë aktualisht, në 12 milje. Vendimi përfshinë gjithë hapësirën detare të Greqisë dhe nga media greke është interpretuar si një akt që lidhet me Turqinë. Në fakt, shtrija e 12 miljeve detare nga Greqia prek direkt Shqipërinë dhe zonën detare të Jugut të vendit, për të cilën nuk ka marrëveshje për ndarjen e kufirit me palën greke. Kjo do të thotë se në hapësirën detare ku Shqipëria dhe Greqia kishin mosmarrëveshje për Zonat Ekskluzive Ekonomike, shtrija me 12 milje detare pra një pjesë të tyre i përfshinë në territor grek. Në këtë mënyrë, zonat ku nuk ishte vendosur kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë tashmë sipas palës greke mund të quhen pjesë e territorit helen dhe nuk ka çfarë të diskutohet mes dy vendeve. Qeveria dhe kryeministri Edi Rama kanë deklaruar se çështjen e detit me Greqinë do ta zgjidhin me Gjykatën Ndërkombëtare. Ky vendim u cilësua si hap që do të shmangte tensionet politike brenda shteteve duke e lënë situatën në dorë të një arbitri ndërkombëtar. Sa herë që kryeministri Edi Rama është pyetur për shtrirjen e Greqisë më 12 milje ka thënë se kjo është e drejtë e shtetit grek dhe nuk prek interesat e Shqipërisë. Sipas tij, në zonat ku hapësira detare dhe distanca mes dy vendeve është më pak se 12 milje, hapësira do të ndahet me vijën e mesit. Duhej pritur vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare dhe më pas Athina mund të vijonte planin e saj. Mos kundërshtimi nga qeveria “Rama” i 12 miljeve hapësirë detare shqiptare, ngre dyshime për efektin që do të ketë çështja në Gjykatën Ndërkombëtare. Nëse Edi Rama ia njeh Greqisë 12 milje që tani, çfarë ka mbetur për tu zgjidhur nga Gjykata Ndërkombëtare? Fakti që Tirana zyrtare e pranoi si të mirëqenë qëndrimin e palës greke për 12 milje mund të kthehet kundër që në nisje të procesit gjyqësor. Sepse ti nuk mund të kërkosh korrigjimin në gjykatë, kur si shtet nuk ke bërë asnjë hap zyrtar për ta kundërshtuar, madje e quan dhe të drejtë të shtetit tjetër shtrirjen me 12 milje.

Zyrtarizmi i vendimit të Greqisë për shtirjen me 12 milje detare ngre jo pak pikëpyetje nga ekspertët për dëmin që mund t’i jetë shkaktuar Shqipërisë. Osman Metalla, ekspert i detit dhe profesor në Universiteti e Durrësit thotë vendimi i Greqisë prek hapësirën detare të Shqipërisë dhe mund të konsiderohet si pushtim territori. Duke ju referuar mediave greke, Metalla thotë se gjithë ishujt për të cilat ka pasur debate në marrëveshjen e parë mes Greqisë dhe Shqipërisë, e cila u rrëzua nga Gjykata jonë Kushtetuese, quhen territor grek. Çuditërisht, mediat greke kanë përmendur dhe emrin e ishullit të Sazanit, që s’ka lidhje me Sarandën dhe Korfuzin, por është në Vlorë. “Ky vendim është një lloj “pushtimi” territori, çka në fakt u anashkalua dhe u përbuz me gallatë e përbuzje na ana e kryeministrit të vendit. Tashmë këtë gjë po e thonë mediat Greke! Shpresoj të përbuzë dhe ata! Gazeta Greke “To Protothema” aludon më tej se ishulli i Sazanit është pjesë e këtij kompleksi!!!???”,- shkruan profesori i çështjeve të detit.

 

Me këto qëndrime, qeveria “Rama” po i lë hapësirë Greqisë në gjykatën ndërkombëtare duke mos kundërshtuar çështje që lidhen me integritetin e saj territorial. Kjo ose është paaftësi e qeverisë dhe mos njohje e ligjeve ndërkombëtare, ose në rastin më të keq kemi të bëjmë me shitje të interesave kombëtare. Dje, parti të opozitës dhe përfaqësues të shoqërisë civile i kërkuan Edi Ramës të japë shpjegime zyrtare për marrëveshjen që ka bërë më palën greke. Heshtja ndaj akteve zyrtare të Greqisë flet për marrëveshje sekrete, që në të gjitha rastet janë në dëm të Shqipërisë.

A është shitje e kufirit shtetror këtë duhet ta thotë gjykata kushtetues e Shqipërisë, si dhe duhet të deklarohet vetë kryeministri Rama, pasi mbetet akti më i rëndë që mund ti bëhet popullit dhe Kombit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...