Përsëri mbi shitjen e detit nga Zografi Bis!

Tuesday, 29 December 2020 14:39

 

Nga Sali Berisha - 29/12/2020

Te dashur miq, dekreti i qeverise greke për zgjerimin nga 6 ne 12 milje te ujerave territoriale te Republikës Helenike ne Detin Jon zgjeron dheun helen me mijëra kilometra katror ujera territoriale, shelf kontinental dhe zone ekskluzive ekonomike ne kurriz direkt te dheut arbnor.

Me këtë dekret te autoriteteve greke, te pranuar ne një akt tradhtie te larte kometare nga Edvin Kristaq Zografi sipas Marrëveshjes se fshehte Rama-Dendia, kufijtë e Shqipërisë ndryshojnë për here te pare qe nga viti 1913 me pasoje humbjen, zvogëlimin nga ana saj te mijëra kilometrave katror te sipërfaqes se ujerave territoriale, shelfit kontinental dhe zonës ekonomike ne Detin Jon dhe humbjen e trilionave euro te depozitave te gazit dhe naftës qe tani kalojnë ne territorin helen.

Ky akt i pashembullt ne historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare midis dy vendeve u pranua publikisht para se te shpallej me dy fjali kod nga Edvin Kristaq Zografi, i cili ne mënyre te përsëritur deklaroi se ky vendim ‘për ne është ne rregull’ ‘nuk na prek ne’ dhe se midis ‘dy vendeve nuk ekziston asnjë marrëveshje’.

 

Pas shpalljes dhe publikimit te dekretit te autoriteteve greke, me te cilin gjitoni zgjeroi dheun e tij me një sipërfaqe sa ajo e Thesprotise dhe ngushton ne proporcion territorin ujor dhe hapësirën ajrore te Shqipërisë, Zografi bis përsëri ne një akt te hapur tradhtie te larte kombëtare bën çdo dite përsëri me te njëjtat fraza kod, avokatin, mbrojtjen e dekretit te autoriteteve greke.

Sipas tij ‘dekreti nuk na cenon’ ‘nuk ka te beje me ne’ sikur ne nuk jemi vendi qe ndanë distancën me te ngushte me Greqinë ne Detin Jon por ndodhemi diku ne kufi me Slloveninë ne veriun Adriatikut apo ne brigjet e detit Balltik.

Ne avokatinë e dekretit te autoriteteve helene, de facto dhe de juro te tradhtisë se tij, Zografi bis përdor argumente vetëposhteruese duke krahasuar te pakrahasueshmet.

Kështu, dy dite me pare për te justifikuar këtë vendim te njëanshëm antihistorik te Greqisë për te zgjeruar pas 87 viteve ujerat e saj territoriale nga 6 ne 12 milje ne kurriz te Shqipërisë, ai e krahason atë me vendimin e vitit 1990 te Shqipërisë për ngushtimin e gjerësisë se ujerave te saj territoriale nga 15 ne 12 milje.

Me këtë rast dua ti them Zografit Bis se vendimi i Shqipërisë zvogëloi dhe nuk zmadhoi territorin e saj dhe se ai nuk cenoi territorin ujor te asnjë vendi tjetër.

Ndërkohe qe dekreti i datës 24 Dhjetor 2020 zmadhon territorin Helen dhe zvogëlon ne te njëjtën shkalle territorin shqiptar.

Përveç kësaj, me vendimin e vitit 1990 pra kalimin nga 15 ne 12 milje, Shqipëria plotësoi kushtin ligjor te Konventës se Detit te vitit 1983, e cila nuk lejonte qe shtetet te kishin gjerësi me te madhe se sa 12 milje te ujerave te tyre territoriale.

Kurse Greqia me vendimin e saj antihistorik te 24 dhjetorit 2020 vërtet shfrytëzoi nenin 3 te Konventës se Detit për 12 milje por shkeli disa nene te kësaj Konvente qe kufizojnë nenin tre te saj dhe një seri vendimesh te Gjykatës se Detit, te cilët rrezojnë aplikimin e nenit tre ne raste te ngjashme me gjendjen e ujerave te detit Jon midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Përsëri po ne avokatinë e tij prej tradhtari te vendimit te autoriteteve te Greqisë, Zografi bis mashtroi dje duke deklaruar se ‘Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje e prandaj do shkojnë në gjyq!’

Me këtë deklarate Zografi Bis mohon për interes te Greqisë procesin dhjetëvjeçar te negociatave midis dy vendeve, firmosen nga te dy qeveritë te marrëveshjes se detit ne vitin 2009, mohon ujdine midis qeverive te te dy vendeve per tju drejtuar Gjykates se Detit pas rrezimit nga Gjykata kKushtetuese te kesaj marreveshje, ujdi te cilen Edi Rama sapo erdhi ne pushtet hodhi poshte ne kundershtim flagrant me interesin kombetar.

Zografi Bis me kete deklarate mohon negociatat disa vjeçare Bushati - Kocias dhe Marreveshjen e Detit te firmosur prej tyre, e cila ishte ne kundershtim flagrant me çdo pike te vendimit te Gjykates Kushtetuese dhe u bllokua nga presidenti i republikes. Ne te gjithe kete proces 10 vjeçar palet negociuan dhe firmosen marreveshje nderqeveritare duke patur perkatesisht Greqia dhe Shqiperia 6 dhe 12 milje gjeresine e ujerave territoriale.

Edvin Kristaq Zografi i mohon te gjitha keto vetem e vetem qe pala shqiptare te mos mund te pretendoje para Gjykates se Detit se pala greke duke vendosur zgjerimin nga 6 ne 12 milje ka ndryshuar rregullat e lojes ne mes te lojes pasi ajo ka zhvilluar 10 vite negociata me palen shqiptare duke patur te deklaruara dhe depozituara ne OKB vetem 6 milje gjeresine e ujrave te saj territoriale.

Ne avokatine e tij te dekretit te autoriteteve greke te 24 dhjetorit 2020, Zografi bis mashtroi ne menyre te paskrupullt kur deklaroi dje se: ‘Vendimi në fjalë i Greqisë s’ka lidhje me zonën e kontestuar mes dy vendeve tona, sepse në atë zonë parimi i 12 miljeve është thjesht fizikisht i pamundur sipas Konventës aty ku ky parim nuk është e mundur të zbatohet, ose bëhet marrëveshje ose shkohet në gjykate!’

Miq, mos mendoni se kjo deklarate, te cilen nuk do ta bente as dhe nje femije i klases se katert vjen nga injoranca. Kjo deklarate behet vetem per te fshehur shitjen e detit nga Zografi Bis!

Greqia nga mesi i viteve 30 gjer me dt 24 Dhjetor ka patur 6 milje ne te gjithe kufirin ujor jonian midis vendeve dhe kjo eshte aplikuar ne proporcion edhe aty ku kjo distance ka qene nen 12 milje.

Po keshtu me kalimin e Greqise ne 6 ne 12 milje ky zgjerim do pasqyrohet ne proporcion ne te gjithe gjatesine e distances ujore qe ndane dy vendet me pasoja te medha per palen shqiptare, rrudhjen, zvogelimin e ujerave territoriale, shelfit kontinental, zones ekskluzive ekonomike te saj me triliona euro depozita gazi dhe nafte.

Duke pranuar si fait acompli vendimin e Greqise si vendim qe nuk ka lidhje me ne dhe nuk na cenon, Zografi Bis e shnderron automatiksht ate vendim ne nje ujdi midis dy vendeve.

Keshtu qe gjykata nuk mundet kurre te vere ne pikpyetje apo te gjykoje si te padrejte apo te drejte nje ujdi midis dy vendeve.

Kur nuk ka mosmarreveshje nuk ka gjykate. Prandaj ajo ne percaktimin e vijes ndarese midis dy vendeve eshte e detyruar qe te percaktoje ate ne kushtet kur te dy palet kane pranuar paraprakisht dhe ne menyre reciproke pra i kane njohur njera tjetres pa kundershtime 12 milje gjeresine e ujerave te tyre territoriale.

Per te bere me te qarta keto pasoja katastrofale per Shqiperine nga kjo ndarje, krahasuar me ndarjen kur te dy palet do shkonin ne Gjykaten e Detit me 6 milje, Greqia dhe 12 milje Shqiperia po sjelle vetem nje shembull.

Keshtu ne te gjithe gjatesine e zones ku distanca midis Shqiperise dhe Greqise eshte 18 milje ne modelin qe do shkohej ne gjykate ne vitin 2013, Greqia merrte 6 milje dhe Shqiperia merrte 12 milje.

Kurse sot kur te dy vendet paraqiten ne gjykate me 12 milje te pranuara reciprokisht ato marrin perkatesisht ne proprocion te njejte nga 9 milje.

Pra Shqiperia humbet tre milje dhe pikerisht miljet e triliona euro te depozitave gjigande te gazit dhe naftes kurse Greqia fiton tre milje dhe triliona euro te shitura nga Edvin Kristaq Zografi ne perputhje me marreveshjen e fshehte Rama - Dendia. Por per Shqiperine kjo marreveshje qe evokon protokollin e Korfuzit per republiken e Varioepirit te firmosur nga Jorgo Kristaq Zografi dhe Ministri i Princ Wiedid Mehdi Frasheri nuk ekziston ndaj dhe ju bej thirrje autoriteteve greke te heqin dore nga lojrat me zografer e tradhetare dhe ta angazhohen ne nje proces bashkepunimi miqesor strategjik ne interesin me te mire midis dy vendeve dhe dy kombeve tona.

Modifikuar më Tuesday, 29 December 2020 14:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...