Basha pas takimit me të rinjtë: Beteja e 25 prillit s’është vetëm mes forcave politike, por e të gjithë shqiptarëve

Tuesday, 29 December 2020 16:31

 

Lideri i demokratëve, Lulzim Basha deklaroi se 90% e studentëve shqiptarë vijnë nga familje me të ardhura të ulëta dhe nuk i përballojnë dot tarifat e shumëfishuara.

Gjatë një takimi sot me një grup të rinjsh, kreu i PD-së tha se është e trishtueshme që pagat e profesioneve të tyre të nesërme janë më të ulëta se pagat që ata marrin në punët që bëjnë krahas studimeve.

 

Sipas Bashës, beteja e 25 prillit nuk është thjeshtë dhe vetëm betejë midis forcave politike, por e të gjithë shqiptarëve.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456789PreviousNext
REAGIMI I BASHËS
90% e studentëve shqiptarë vijnë nga familje me të ardhura të ulëta që nuk përballojnë dot tarifat e shumëfishuara të studimeve. Me disa prej tyre bisedova sot për të dëgjuar historitë personale të përpjekjeve për të përmbyllur me sukses shkollimin në kushtet e pamundësisë ekonomike. Punojnë në ndërtim, në transport, në bare e restorante, në call center për të mbuluar shpenzimet dhe shpeshherë u duhet t’i ndërpresin studimet.
Është e trishtueshme që pagat e profesioneve të tyre të nesërme janë më të ulëta se pagat që ata marrin në punët që bëjnë krahas studimeve.

 

Shumica dërrmuese e shqiptarëve janë të bindur tashmë se ka vetëm një rrugë : të bëhemi të gjithë bashkë e të ndryshojmë Shqipërinë. Më 25 prill ne të gjithë marrim një vendim: të çlirojmë vendin nga pengmarrja dhe ta ndryshojmë.
Shqiptarët nuk mund të mashtrohen më, nuk mund ta pranojnë më skllavërinë e një regjimi të korruptuar që po u merr frymën Mjaft është mjaft! Është koha për ndryshim.
Instrumenti më i mirë që kemi për të sjellë ndryshimin është politika në shërbim të njerëzve dhe motorri i këtij ndryshimi është rinia. Edi Ramës i intereson që ne ta humbim shpresën tek politika, i intereson propaganda që të gjithë janë njësoj, që ai të vazhdojë t’i përdorë taksat e shqiptarëve dhe pasuritë e këtij vendi për miqtë, klientët dhe qeveritarët e tij.
Beteja e 25 prillit nuk është thjeshtë dhe vetëm betejë midis forcave politike. Është betejë e gjithë shqiptarëve për të larguar njeriun e 8 viteve premtime të pambajtura, dështimeve, papunësisë, krizës ekonomike. Pas 25 prillit ne do ta ndryshojmë këtë realitet. Ne nuk do të bëjmë mrekulli por nuk do të lëmë të ri apo të re të këtij vendi pa arsimin e lartë, për shkak të pamundësisë financiare.
Ne do të mbulojmë 100% tarifat e studimit për studentët nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë dhe 50% të tarifës për ata nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë. Ne do të mundësojmë 10 mijë praktika pune të paguara për një vit. Ne do të bëjmë gjithçka përmes arsimit profesional, apo bashkëpunimit me sipërmarrës që të rinjtë që nuk kryejnë studimet e larta të marrin një profesion. Ne do të vendosim taksën e sheshtë 9% dhe do të përmirësojmë klimën e investimeve në mënyrë që Shqipërinë ta shndërrojmë në vendin më tërheqës për investimet e huaja në Ballkan, kjo do të sjellë hapjen e mijëra vendeve të reja pune me paga të larta.
Do të stimulojmë dhe mbështesim sipërmarrjen e të rinjve dhe bizneset që hapin vende pune për të rinjtë.

 

Bashkë do ta ndryshojmë Shqipërinë. Me energjinë dhe vendosmërinë e rinisë shqiptare ne do të sjellim ndryshimin, mundësi dhe shpresë për çdo qytetar shqiptar

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...