Shkarkimi i mjekut Allkja nga QSUT, Kryemadhi: U largua në mënyrë të padrejtë, qeveria e re do e rikthejë në punë

E mërkurë, 30 December 2020 12:48

 

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ndërpret punën me mjekun e Urgjencës, Ilir Allkja.

Sipas QSUT-së, Allkja ka shkelur kodin etik të punonjësit, prandaj edhe nuk duhet të vijojë të jetë më mjek pranë këtij shërbimi shtetëror. “Mjeku Allkja ka dezinformuar publikun me deklarata. Deklarimet e tij ishin të rreme, kjo ka përhapur panik”, sqaron ndër të tjera QSUT.

 

Largimi i tij, i pa motivuar dhe në kundërshtim me ligjet dhe Kodin e Punës ka sjellë pakënaqësi ndër radhët e mjekëve. Por dhe politika ka reaguar në lidhje me këtë largim absurd.

Monika Kryemadhi reagoi duke thënë se mjeku u largua padrejtësisht dhe poshtërsisht nga Rilindja, ndërkohë që punonte si shumë të tjerë plot përkushtim në këto muaj të Covis-19. Kryemadhi theksoi se solidarizohet me mjekun në fjalë dhe se qeveria duhet të reagojë ndaj këtij largimi pa motiv dhe se në vend që ti përkrahë e ndihmojë me rritje page të konsiderueshme, por i denigron dhe largon.

Modifikuar më E mërkurë, 30 December 2020 12:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...