“T’ju hapim rrugën rinisë”, Basha me studentë të sapodiplomuar: Kupa është mbushur! Ndryshimi domosdoshmëri kombëtare më 25 prill!

E mërkurë, 30 December 2020 14:56

 

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me studentë të sapodiplomuar, që kanë hasur vështirësi në gjetjen e një vendi pune. Në takimin me kryetarin e opozitës, studentët u shprehën se janë detyruar të punojnë jashtë profilit të tyre gjatë studimeve për të paguar Universitetin, ndërsa tani që janë në përfundim, e shohin shumë të vështirë gjetjen e një vendi pune në fushën ku ata kanë studiuar.

Sara Korça: “Aktualisht jam studente në master, viti i dytë psikologji klinike. Kam mbaruar bachelorin me rezultate shumë të larta. Fatkeqësisht po punoj në call-center. Në fakt jam detyruar të punoj në call-center, mund të them kështu, sepse në fillim për shkak të arsyeve ekonomike, siç dihet në Shqipëri tarifat e universitetit janë prapë shumë të larta. Sidomos ato të masterit, unë jam në master dhe e di shumë mirë këtë gjë. Përpos tarifave të universitetit, edhe të gjitha shpenzimet personale dhe vetjake që ka një student. Kështu që jam e detyruar të punoj atje edhe për të ndihmuar familjen time e cila nuk ka kaq shumë mundësi që mua të m’i plotësojë të gjitha, të gjitha shpenzimet e mija. Gjithashtu ajo që më ka penguar edhe besoj në eksperiencën time, besoj që është mungesa për të gjetur një punë vetëm me diplomën bachelor, që mendoj është e vlefshme dhe ne mund të jemi të vlefshëm dhe vetëm me një diplomë bachelori. Tani frika ime është në fakt për të ardhmen. Unë tani diplomohem shumë shpejt dhe nuk e di se çfarë më pret në fakt. Kam shumë miq të mi të cilët kanë mbaruar me rezultate shumë të larta dhe ata dhe prapë nuk punojnë në profesion. Frika ime është se do mbetem akoma në call-center dhe… një gjë që unë nuk do ta doja në fakt, duke u bazuar në aftësitë e mia.”

 

Kreu i opozitës tha se ndryshimi është në dorën e të rinjve dhe do të ketë fytyrën e të rinjve. 25 prilli do t’i japë shqiptarëve dhe në veçanti të rinjve një qeveri që kujdeset për vendin dhe që do të ofrojë mundësi të bollshme për të ardhmen e vendit, që janë të rinjtë. Zgjidhja nuk vjen duke u larguar nga problemi, por duke larguar problemin. Për këtë nevojitet bashkim i të gjithë shqiptarëve dhe të rinjve. I vetmi shans për ndryshim është Partia Demokratike, -u shpreh Kryetari Basha.

Lulzim Basha: “Ju mund të keni qёnё 10-12 vjeç, kur Shqipëria futej në NATO, kur Shqipëria thithte investitorë seriozë, kur Shqipërisë i besohej dhe i hiqeshin vizat për qytetarët dhe ju lëvizni sot pa viza, dhe këto po ua përmend, po ua rikthej në mendje, për të provuar edhe një herë atë që i kam thënё çdokujt në këto takime me të rinjtë dhe jo vetëm që ndryshimi ёshtё në dorën tonë. Kur kemi një qeveri që kujdeset për vendin dhe jo për veten e vet atëherë gjerat do të përmirësohen, do të normalizohen dhe mundësitë do të jenë të bollshme pёr të gjithë qytetarët e në veçanti për rininë. Por kjo kërkon në radhё të parë që të gjithë të ndërgjegjësohen se problemi nuk zgjidhet duke ikur nga problemi por duke e larguar problemin. Kjo ёshtё ftesa për çdo të ri dhe çdo të re në 25 Prill

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...