Kartolina ime për mjekët

E mërkurë, 30 December 2020 22:10

 

Nga Gentian Çala

Kam shumë për të thënë, por fjala e parë që më shkon ndërmend është se respekti ndaj vetes është fjala e lirë, e pacensuruar, mendimi profesional dhe qytetaria që nuk mund të këmbehen me asgjë. Për shumë nga ju ky vit ishte i vështirë, i lodhshëm, i vuajtur, ndaj ju uroj kurajo dhe rimarrje të energjive. Për shumë kolegë ishte vit i trishtë, humbje dhe pikëllim. Për disa ishte presion dhe gojëkyçje, por kishte të tjerë që nuk hezituan të thonë të vërtetën.

 

Ju ishin heronjtë e vitit. Nuk ka dyshim. Ju treguat se nuk jeni siç ju kanë përshkruar shpesh herë pa të drejtë. Ju dëshmuat se kur e do vendin dhe njerëzit, bën atë që mundesh dhe me gjithçka mundesh. Ky ishte vit sprove, por ju dëshmuat se performoni më mirë atëhere kur është më e vështirë. Shpëtuat jetët e shumë njerërzve, punuat kohë pa kohë, me mjete dhe pa mjete, treguat se jeta njerëzore vlen çdo sakrificë.

Këtë fundvit mund të shkuhen shumë kartolina, por ju meritoni më të madhen dhe më të dukshmen. Përpjekjet e atyre që ju përdorën nuk vlejnë, as ata që ju nënshtruan pushtetit nuk do të mbahen mend, sepse do të kujtohen vetëm ata që nuk i shkëmbyen të vërtetat e tyre profesionale me asnjë llokmë pushteti. Ndaj qëndroni mbi çdo joshje, mbi çdo sfidë dhe mbi çdo ngasje, se ajo që keni dëshmuar nuk çmohet.

Viti 2021 shpresoj të jetë një vit normal, që ata që kanë harruar familjet për shkak të angazhimeve ti rikthehen sadopak atyre dhe normalitetit. Uroj që ju të vazhdoni ti jepni njerëzimit atë çka pret nga ju, por nga ana tjetër shpresoj që njerëzit dhe qeveria t’u’a njohin vlerat, virtytet dhe vetmohimin tuaj.
Gëzuar për ju dhe familjet tuaja miqtë e mi!
Gëzuar Vitin e Ri 2021, një vit ndryshe në të gjitha kuptimet

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...