Shkarkimi nga puna i mjekut Ilir Allkja, kolegët në protestë: Nuk dënohet një mantelbardh se shan mbretin! Do vendosim për përshkallëzimin

E Enjte, 31 December 2020 10:39

 

Mjekët e QSUT kanë dalë në protestë pak më parë, në mbështetje të kolegut të tyre Ilir Allkja, i cili dje lajmëroi se ishte shkarkuar nga detyra me arsyetimin se “shpërndante informacione të rreme në media”.

Përfaqësuesi i Sindikatës, mjeku Gent Stroni, tha se mjekët nuk mund të dënohen “sepse shajnë mbretin”. Këtë sipas tij e vendos vetëm Gjykata, nëse mjeku me veprimet apo mosveprimet e tij shkakton vdekjen e një pacienti.

“Sindikata mund të dali dhe me vendim tjetër për të vendosur si do ta përshkallëzojmë këtë vajtim që po bëjmë sot, ditë që duhet të ishte ndryshe, dhe të realizojmë mbrojtjen e kolegut. Nuk mund të dënohet një mjek se shan mbretin”, tha Stroni ndër të tjera.

Pjesë nga deklarata:

Në datë 31 ne kemi një ritual, bëjmë ndarjen me njëri-tjetrin, takojmë duart për një vit me suksese. Këtë vit ka ndryshuar. Një pjesë e jona janë me pacientët e prekur, një pjesë po kalojnë vet covid, një pjesë tjetër janë ndarë nga jeta. Tani ne kemi këtë problematikë këtu, një shtet i vogel, i vogël në numër, me mungesë të theksuar të mjekëve, kemi luksin të nxjerrim mjek që e bëjnë betejën në llogore të kësaj lufte.

Sot thuhet që ka shkelur kodin etik. Një mjek nuk mund të dënohet, nuk mund të krijojë një vdekje profesionale, sepse janë asete të çmuara veçanërisht në situatën që po kalojmë. Më vjen keq që gjendemi në këtë situatë. Kjo është përkrahje për shokun tonë dhe ata që kanë qenë më parë në këtë situatë.

Në betimin e hipokratit, thuhet se mjeku mban përgjegjësi kur me veprimet ose mosveprimet e tij shkakton vdekjen e një pacienti. Nesër pasnesër mund ta ketë kushdo hisen e vetë. Kjo nuk është rruga e drejtë për të zgjidhur problemet. Duhet të ulen tensionet. Është e sigurt që ky koleg do fitojë në Gjykatë se mjeku dënohet vetëm atëherë kur me veprimet apo mosveprimet e tij shkakron vdekjen e një pacienti.

Ato para që ai do fitojë pa punuar do dalin nga xhepat tanë. Nëse është kështu, ato para le të dalin nga xhepat e drejtuesve dhe pastaj do mendojnë si mund të dënohet një mjek në krye të detyrës.

Sindikata mund të dali dhe me vendim tjetër për të vendosur si do ta përshkallëzojmë këtë vajtim që po bëjmë sot, ditë që duhet të ishte ndryshe, dhe të realizojmë mbrojtjen e kolegut. Nuk mund të dënohet një mjek se shan mbretin

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...