Denoncimi nga PD: Rama dhuron shfaqjen e rradhës me shkollën në Sukth, por fsheh realitetin e rrugës së përmbytur që të çon tek shkolla

E Enjte, 31 December 2020 11:31

 

Partia Demokratike ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me vizitën e kryeministrit Rama në zonën e Sukthit.

“Pak minuta më parë, Edi Rama ishte në Sukth për inaugurimin e shkollë “Njazi Mastori”. Ai do të japë shfaqjen e radhës së propagandës dhe do të fshehë realitetin 100 metra larg shkollës.

 

Rruga që të çon tek shkolla është totalisht e përmbytur. Rama kaloi me fuoristradë për të shkuar tek shkolla.

Sa herë bie shi, del në pah dështimi i Edi Ramës për t’u siguruar qytetarëve kushtet minimale të jetesës. Edi Rama është një dështim. Ai ka 7 vjet që vetëm dështon me shqiptarët dhe do të vazhdojë vetëm të dështojë, prandaj duhet të largohet nga detyra që mban

Kupa është mbushur. Partia Demokratike me Lulzim Bashën do t’i kthejë shpresën dhe do t’i sjellë vendit një të ardhme të mbarë.”- thuhet në reagimin bashkëngjitur videos

Modifikuar më E Enjte, 31 December 2020 11:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...