Shirat e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme. Qindra hektarë janë nën ujë në Spiten të Lezhës, teksa të mbjellat janë prishur për shkak se hidrovori nuk punën në Tale për difekt apo mungesë energjie, kjo nuk dihet, por fakti mbetet se tokat e mbjella janë nën ujë.
Qeveria nuk ka marrë asnjë masë deri më tani, teksa dëmet për fshatarët që merren me bujqësi janë të mëdha. Pas një viti të vështirë nga koronavirusi, ata janë të detyruar që të përballen edhe me dëmet e shumta që shkaktohen nga mungesa e investimeve të qeverisë në zona të tilla.
Kjo historia e përmbytjes së tokave të mbjella në Spiten të Lezhës mbetet histori e përvitshme, sikurse premtimet e qeverive të ndryshme të cilat mashtrojnë duke mos gjetur zgjidhjen për këto përmbytje.
Përmbytja ndër vite ka prishur edhe rrugën që lidh fshatin me autostradën.
Pas lajmit ka reaguar LSI e cila denoncon kryeministrin Rama dhe ministrinë e bujqësisë e atë të Energjitikës për këto dëme që iu ka shkaktuar banorëve në Spiten. LSI iu bën thirrje urgjente që të shkojnë drejtuesit e ministrisë dhe Bashkisë së Lezhës për të rregulluar situatën momentale në Spiten, pasi për ti gjetur zgjidhje përfundimtare do mendojmë si qeveri e re LSI-PD pas 25 prillit.
Po kështu LSI kërkoi që ministria e bujqësisë të nisë ekip urgjent në Spiten për të vlerësuar dëmet dhe për t’iu kompensuar çdo familje ato që iu janë prishur për fajin e shtetit.
Më poshtë shikoni videot nga përmbytja dërguar nga Ndue M. Gjergji dhe Bardhok Kolthi, banorë të fshatit.