Basha me gjimnazistët: Arsimimi, punësimi dhe ofrimi i mundësive për të rinjtë do të jetë prioritet kryesor

Hënë, 04 Janar 2021 15:28

 

Kryedemokrati Lulzim Basha në takimin e zhviulluar sot me gjimnazistë, u shpreh se prioriteti i tij në qeveri do të jetë arsimimi dhe punësimi i të rinjve dhe ofrimi i çdo mundësie për ta.

Sipas Basshës, do të marrin fund 8 vitet e premtimeve të rreme dhe dështimeve të Ramës.

 

STATUSI I PLOTË
8 vitet e Ramës në pushtet kanë qenë një histori dështimesh dhe premtimesh të rreme. Më mirë se kushdo këtë e kuptojnë të rinjtë gjimnazistë që përballen çdo ditë me sfidën e ndjekjes së studimeve të larta në Shqipëri.

Ata më shprehën trishtimin që sistemi ynë arsimor ka kolapsuar. Mbyllja e departamenteve dhe fakulteteve në shumë universitete shqiptare e dëshmon këtë dramë. Tarifat e studimit janë shumëfishuar, ndërsa familjet shqiptare janë rrënuar ekonomikisht. Qeveria shqiptare dha mbështetjen më të ulët për familjet shqiptare. Të rinjtë nuk përfituan asnjë lehtësi, ndërkohë kostos së lartë të tarifave i’u shtua dhe ajo e mësimit online.

 

Kjo situatë do të marrë fund. Për mua arsimimi, punësimi dhe ofrimi i mundësive për të rinjtë do të jetë prioritet kryesor. Ne do të anulojmë ligjin klientelist të arsimit të lartë. Do të zerojmë tarifat e studimit për 90% të studentëve shqiptarë që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë në muaj. Për të tjerët ne do t’i përgjysmojmë tarifat. 10 mijë studentët më të mirë do të përfitojnë 1 vit praktikë pune të paguar 300 mijë lekë në muaj.

 

Do të rikthejmë rritjen e shpejtë të ekonomisë duke aplikuar taksën e sheshtë 9%, duke tërhequr investimet e huaja dhe duke nxitur sipërmarrjen rinore dhe inovacionin.

Me energjinë e rinisë shqiptare, me programin e Partisë Demokratike për transformimin rrënjësor të vendit, ne do të bëjmë ndryshimin që kërkojnë sot 80% e shqiptarëve, do të krijojmë mundësi dhe do t’i japim shpresë për ditë më të mira për çdo qytetar shqiptar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...