Pse nuk pyeten vlonjatët për projektet e Vlorës?!

Hënë, 04 Janar 2021 21:41

 Nga Ergys Alushi

Është e lehtë t'u bësh "like" e "share" statuseve të kryeministrit.
Sidomos kur ato janë për Vlorën, për projektet, investimet, zhvillimet!
Edhe unë kam shumë dëshirë.
Edhe mua më pëlqen e bukura, projekti, investimet, zhvillimet!
E bukura sipas shijeve të mia, të gjithsecilit, sepse e bukura është relative!

Por, ndryshe nga ju që bëni kaq lehtë "like" e "share", unë dua të Pyetem!

Po, po, dua të Pyetem për qytetin tim.

Si një qytetar i tij, si pagues i rregullt detyrimesh karshi shtetit, si një gazetar, kontribues modest, si një vlonjat që ka vendosur të jetojë në Vlorë!

Por, nuk më pyet njeri për Vlorën, për projektet që po e ndryshojnë qytetin e të gjithëve ne!

Por, nuk është se nuk jam pyetur vetëm unë.
A është pyetur Bashkia?
A është pyetur Zyra e Urbanistikës?
A janë pyetur Arkitektët e Vlorës?
Po Ndërtuesit?
Shoqatat Mjedisore?
Shoqatat Turistike?
Inxhinierët?
Historianët?
Qytetarët?
Të rinjtë?

Druaj se nuk i kanë pyetur!
Askënd, nuk e kanë pyetur për qytetin e tyre.
Për Bulevardin!
Për bregun shkëmbor të Ujit të Ftohtë!
Për Skelën!
Për Portin e qytetit (Skelë e parë në Evropë!
Për Akademinë e Marinës!
Për Sheshin e Flamurit!
Për 4 Topat!

Pse nuk na pyesin?
Ashtu si na pyesin kur na kerkojnë votën!
Pse gjithçka vjen nga Tirana?
A nuk ka Vlora njerëz të aftë për të projektuar e ndërtuar qytetin?
Pse kjo arrogancë për të projektuar e ndertuar qytetin vetëm sipas shijeve të kryeministrit?!

Shumë faleminderit kryeministrit që gjen fonde për projekte e investime për Vlorën, por kjo nuk do të thotë të vendos gjithçka vetëm ai për qytetin!

Çfarë do të ndodh me Sheshin e Flamurit?
Ai shesh është krenaria jonë si vlonjatë!
Është identiteti ynë!
Amaneti i Ismail Qemalit dhe vlonjatëve të tjerë!
Ç'është ai Terminal?
Pse hiqen 4 Topat, një histori më shumë se 80 vjeçare, një nga simbolikat e qytetit?!
Kush janë këta që vendosin për simbolet e qytetit, kush duhet e kush nuk duhet?!

Kemi të drejtë të pyesim dhe unë i ftoj të gjithë vlonjatët që të pyesin d të kërkojnë të pyeten e vendosin për Vlorën.

Të pyesësh e të të pyesin për qytetin tënd është qytetari, është dinjitet, është demokraci.

Nuk ka lidhje me vendin e punës sot dhe lehtësinë për "like" e "share", por ka të bëjë me qytetin nesër, me memorien, nostalgjitë!

Sepse:

në një numer të gazetes “Zëri i Vlorës”, të vitit 1988, lexova: “...hoteli në sheshin e flamurit është dhuratë e Partisë për Vlorën heroike...”

në të vertet hoteli që filloi të ndertohej në ato vite ishte shenja më tipike e sundimit të pushtetit mbi mendimin shkencor të specialistëve.

uroj që projekti i Sheshit të Flamurit dhe projektet e tjera, të mos jenë produkte të sundimit të pushtetit të Njëshit!

historia vazhdon...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...