Drejtori i kabinetit të Presidentit, Edmond Panariti: Zbrazja shpopulluese e vendit është krizë ekzistence kombëtare!

Tuesday, 05 Janar 2021 11:19

 

Nga Edmond Panariti, drejtor i kabinetit të Presidentit

Zbrazja shpopulluese e vendit është krizë ekzistence kombëtare!
Kjo nuk është lëvizje e lirë e popullsisë, por shpërngulje e saj.
Është dramë!
Është marrje e kalasë jo me luftë, por me tharjen e burimit të saj …Të Burimit njerëzor.
Treva dhe vende historike po boshatisen, dhe po mbeten thjesht emërtesa gjeografike.
Vendi ka fluks emigrimi si vendet e lindjes në luftë Siri dhe Afganistan.
E pa parë dhe e pa dëgjuar për një vend Evropian.
Asnjë projekt zhvillimi nuk merr kuptim në një vend pa njerëz.
Vendi është i destinuar të thahet dhe të shërbejë e shumta si tranzit turistik një ose dyjavor ose vend pleqërimi për moshën e tretë.
Sepse atij i mungon limfa jetësore, mosha e re, energjia krijuese e saj.
Pa të nuk ka të ardhme, nuk ka të ardhura, nuk ka shërbime sepse nuk ka njerëz.
Çuditërisht këtë e kish kuptuar edhe diktatori Hoxha, që ky vend nuk bëhej pa njerëz.
Por për ti mbajtur brenda shqiptarët, ai vuri në veprim një mekanizëm mizor izolues me forcë me dhunë, të mbarë popullit.
Dhe e mbajti vendin të populluar me koston e një burgu të madh.
Por sigurisht nuk i mungonin burimet njerëzore për ndërtim dhe zhvillim me çmimin skllavërues të mungesës së lirisë për njerëzit.
Sot jemi një vend i lirë në hartë, por i robëruar nga mundësitë që i ofrohen popullit dhe veçanërisht të rinjve për të jetuar, punuar, investuar, krijuar aty ku kanë rrënjët, aty ku kanë lindur.
Ka vetëm një rrugë, ka vetëm një zgjidhje për ta hapur sërish tunelin e shpresës.
Dhe kjo është:
Zhbërja e këtij modeli ekonomik të zhvillimit të vendit ku burimet, pasuritë dhe të ardhurat janë në pak duar.
Por për këtë duhet një riformatim i madh i tij.. I cili kërkon patjetër një ristart, ashtu siç bëjmë edhe me një kompjuter që na bllokohet pas një shfrytëzimi të gjatë.
Sa më parë që ta bëjmë këtë aq më e vogël kosto për Shqipërinë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...