Kontjana Kuçi: 25 prilli, dita që do t’i jepet fund aferave të betonit dhe korrupsionit në Durrës

Saturday, 09 Janar 2021 11:49

 

Kryetarja e LSI në Durrës, Kontjana Kuçi thotë se në qytetin bregdetar, Rilindja ka prodhuar vetëm korrupsion e beton.

Në një postim në Facebook, Kuçi shkruan se “25 prilli, dita që do t’i jepet fund aferave të betonit dhe korrupsionit në Durrës”.

 

Postimi i plotë në Facebook nga kryetarja e LSI në Durrës, Kontjana Kuçi

Betoni mbulon Durrësin tonë në çdo metër katror. Në çdo rrugë, shesh dhe në ato pjesë që dikur konsideroheshin hapësira publike ka vetëm beton.

Qendra e Durrësit, sheshi “Iliria”, shëtitorja “Taulantia”, “Veliera” sheshi “Pranvera” të gjitha të betonizuara.” Ish Lulishtja “1 Maji” është tjetërsuar totalisht dhe jo vetëm gjelbërimi i dikurshëm por edhe gjetjet arkeologjike mijëra vjeçare që u zbuluan u mbuluan menjëherë me beton. Betonizimi është shtrirë tek Kodra Vilë, ku edhe pse janë zbuluar gjetje arkeologjike, po ndërtohen pallate shumëkatëshe me shpejtësi.

Pallate dhe kulla do ngrihen së shpejti në shëtitoren e Lungo Mares, e shumë projekte të tjera ndërtimi kanë nisur të mbulojnë edhe ato pak metra të pandërtuara deri më tani, duke e zëvendësuar oksigjenin e banorëve me betonin e “rilindjes” që e la Durrësin pa asnjë park, pa asnjë stol për pensionistët, pa asnjë pemë e lule.

Vetëm beton dhe korrupsion ka prodhuar “rilindja” në Durrës. Mega-skandalet në qytetin tonë kanë mbuluar çdo sektor. Që nga Porti me tendera marramendës, tek rrugët që shtrohen e prishesh e ri-bëhen çdo vit, vetëm e vetëm që një grusht njerëzish pranë “rilindjes” të pasurohen, e deri tek projektet abuzive si Veliera e 6 milionë dollarëve që e pamë vetëm në 3D por që aktualisht është vetëm një bllok i shëmtuar gjigand betoni që i ka zënë frymën Torrës Veneciane dhe që fshiu përgjithmonë gjetjet arkeologjike që u zbuluan në atë zonë.

Nën kauzën e rindërtimit, kryeministri në largim, vazhdon me planet e betonizimit, jo për të ndërtuar pallate për banorët e pastrehë, pasi prej më shumë se një viti as edhe një pallat i vetëm nuk është ndërtuar për banorët, dhe nga 13,000 shtëpitë individuale të dëmtuara ka restauruar vetëm 70, por vjen në Durrës çdo javë për t’i premtuar oligarkëve projekte qendrash tregtare, pallat sporti të ri, stadium të ri, e përralla të tjera qē i duhen për të mbajtur nën sqetull oligarkët në mënyrë që të sigurojë ndonjë votë më shumë, pasi sondazhet e nxjerrin humbës të madh në Durrës.

Durrësi i mafias së betonit dhe korrupsionit kërkon shpëtim. Durrësi meriton zhvillim, turizëm jo vetëm sporadik dhe një ditor por të qendrueshëm, të jetë destinacion vizitorësh nga mbarë bota, e mbi të gjitha të jetë qyteti i çmuar dhe i bukur i banorëve të Durrësit, të jetë shtëpia e banorëve të Durrësit dhe të drejtohet vetëm prej tyre dhe në interes të tyre.

Ndaj 25 prilli është dita që duhet t’i jepet fund aferave të betonit dhe korrupsionit në Durrës. T’i jepet fund kontrollit mafioz të betonit dhe të mega-skandaleve. Dita që drejtimi dhe e ardhmja e Durrësit të mos i përkasë më zuzarëve por qytetarëve

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...