Basha nga zonat e përmbytura: Qeverisë s’i bëhet vonë për ju, shtrojnë darka në Dubai

Diel, 10 Janar 2021 20:58

 

Kreu i opozitës Lulzim Basha ishte gjatë ditës së sotme në zonat e përmbytura nga shirat në Shkodër, Lezhë dhe Fushë Krujë.

Gjatë takimeve Basha është njohur nga banorët me braktisjen e tyre nga shteti.

 

Kreu i PD-së është shprehur se qeverisë nuk i bëhet vonë për qytetarët, por shtron darka në restorantet më luksoze në Dubai.

 

Reagimi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Isha sot pranë banorëve të zonave të përmbytura në Shkodër, Lezhë dhe Fushë Krujë të cilët prej ditësh përballen me vështirësi për shkak të rreshjeve të mëdha.

Këto janë kohë të vështira për Shqipërinë, që po përballet si me dëmet nga moti, kriza ekonomike ashtu edhe nga pandemia. Qytetarët sot e kanë edhe më të pamundur për t’a përballuar këtë situatë të rënduar. Kriza ekonomike ua ka bërë të pamundur krijimin e rezervave ushqimore apo të kursimeve monetare.

Fshatra të tërë janë të izoluar prej ditësh pa asnjë komunikim me qendrat administrative, spitalet dhe tregjet. Ndërsa ndihma nga qeveria ka munguar.

Sot nuk është koha për politikë, por është koha t’u vihet në ndihmë qytetarëve, me ushqime, ujë të pijshëm e medikamente pasi shumë prej tyre kanë dhe probleme shëndetësore.

Duhet menaxhim i situatës dhe jo propagandë boshe, ndërsa shqiptarët vuajnë çdo ditë e më shumë.

Për fat të keq, qeverisë nuk i bëhet vonë për qytetarët. Në ditën më të keqe është shtruar në darka në restorantet më luksozë në Dubai.

Partia Demokratike dhe unë do të bëjmë çdo gjë që mundemi për të dhënë ndihmën tonë. Ne do të përballemi me këtë situatë bashkë dhe do të dalim prej saj bashkë. Pas 25 prillit, të gjithë bashkë do të ndërtojmë një qeveri që kujdeset për qytetarët dhe jo per vete. Do të sjellim shpresë për të gjithë dhe ndryshimin që presin të gjithë shqiptarët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...