Urrejtja e pakufishme e Edvin Kristaq Zografit ndaj Veriut!

E Enjte, 14 Janar 2021 16:24

 

Nga Sali Berisha

 

Diversitetet fetare, etnike, krahinore etj. në shoqërinë shqiptare janë një realitet i saj, të cilat nuk e kanë përçarë, konfliktuar, por e kanë pasuruar atë në të gjitha fushat. Vlerësimi i tyre në çdo drejtim dhe jo përjashtimi është detyrim themelor i shtetit.

 

Në historinë e shtetit shqiptar që nga koha e themelimit të tij gjer sot - nga Ismail Qemali, Ahmet Zogu, qeveritë e vendit nën pushtim, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha dhe Fatos Nano - kurrë ndonjëherë nuk janë përjashtuar nga shteti, nga institucionet e tij kryesore, zonat e vendit nga Kamza, Paskuqani e sipër siç ka vepruar sot në narkoshtetin e tij, Edvin Kristaq Zografi.

Sot, në narkoshtetin e Zografit bis, janë larguar nga funksionet drejtuese për shkak të origjinës nga këto zona, me një program përçarës antikombëtar dhe qendrim racist, çdo drejtues në çdo institucion, si kurrë ndonjëherë në histori.

Kjo nuk ka ndodhur as në vitin 1945, vit në të cilin komandanti xhelat Mehmet Shehu njoftonte me telegram Hitlerin shqiptar të Pasluftës Enver Hoxhën se “në kuptimin ushtarak, Shkodrën e vendosëm plotësisht nën pushtim”.

Përjashtimi racist për shkak të origjinës krahinore dhe besimit fetar, i përfaqësuesve të shqiptarëve nga Kamza e sipër, nga funksionet drejtuese në të gjitha degët e pushteteve të narkoshtetit të tij, pra nga ekzekutivi, gjyqësori, legjislativi dhe institucionet e tyre, është shpërthim i papërmbajtur i një urrejtjeje raciste të papërmbajtur të Edvin Kristaq Zografit, edhe me të madhe se sa ajo e Enver Hoxhës, i cili sipas dokumenteve e konsideronte Veriun e vendit si zonë jomiqësore për regjimin e tij.

Për shkak të kësaj urrejtjeje në pushtetin e antishqiptarit dhe kriptopaganit Edvin Kristaq Zografit, arriti deri aty sa nuk mund të propozohet për ministër, gjykatës i lartë apo drejtues instiucioni, asnjë burre apo grua sado i aftë dhe i zoti që të jetë ai ose ajo, vetëm e vetëm se është verior ose vetëm e vetëm se është katolik.

I fundit që kishte mbetur në narkokabinetin e tij ishte gjeneral Hashashi, që u keqpërdor për kohë të tërë për t’u flakur në koshin e plehrave, për të mbrojtur kështu kryetrafikantin e narkopolicisë Ardi Veliun.

Dy ufo-ministrat e Baton Stanishiqit nuk përfaqësonin dot, jo veriun apo Kosovën, por as veten e tyre.

Ndaj dhe të gjitha zëvendësimet u bënë, vetëkuptohet, vetëm mbi bazën e preferencës raciste krahinore.

Kjo urrejtje raciste ndaj Veriut të vendit shprehet në mënyrën më skandaloze në investimet publike dhe në shpërndarjen e Buxhetit.

Në zonën e veriut nga Kamza e sipër, d.m.th. Shkodra, Malësia e Madhe, Lezha, Kurbini, Mirdita, Puka, Kukësi, Hasi, Tropoja dhe Peshkopia, Bulqiza, Mati, d.m.th. në 12 rrethe të vendit, në tetë vite nuk është investuar nga qeveria antikombëtare në asnjë projekt të ri.

Në këto rrethe kanë përfunduar gjithsej tre projekte të vjetra, janë asfaltuar kilometrat e fundit të rrugëve Bajram Curri -Valbonë, Kukës -Shishtavec, Tamar-Vermosh, janë rikonstruktuar segmente të rrugës Shkodër - Velipojë.

Të gjitha këto investime publike të marra së bashku janë më pak se sa investimi në rrasat e gurit të sheshit Skënderbeu. Kurse grantet për qeveritë vendore të këtyre 12 rretheve në vite, të caktuara, kanë qënë vetëm 3% e shumës së akorduar nga qeveria qendrore për pushtetin vendor të Shqipërisë.

Urrejtjen e sëmurë kongenitale të Zografit Bis ndaj banorëve të zonave të Veriut, Edvin Kristaq Zografi e shprehu fill pas ardhjes së tij në pushtet duke ndërprerë masivisht në akt- hakmarrjeje për votën e tyre dhe jashtë çdo kriteri ligjor, asistencën sociale. Vetëm në qarkun e Kukësit, 20 000 familjeve iu hoqi asistencën pa asnjë studim dhe i detyroi të largohen nga vendi.

Urrejtjen raciste ndaj Veriut të vendit, Edvin Kristaq Zografi e dëshmoi duke iu vendosur atyre taksën e hyrjes në Tiranë në Rrugën e Kombit ndërkohë që në të gjitha rrugët e vendit, shqiptarët udhëtojnë dhe nuk paguajnë taksa për të hyrë në Tiranë.

Urrejtjen e tij të pakufishme ndaj Veriut të vendit, Edvin Kristaq Zografi e ka shprehur qartë duke zgjedhur si përfaqësues të tij në parlament, vrasës, përdhunues, trafikantë me moton se ata veriorët të tillë janë.

Trajtova sot shkurtimisht në këtë status këtë problem themelor tashmë gjerësisht të njohur, jo për të thënë një gjë të re.

Por unë u ndala në këtë diskriminim racist të pashembullt në historinë e shtetit shqiptar ndaj Veriut të vendit dhe komunitetit katolik për rrezikun e madh që ky qendrim antikombëtar mbart në vetvete për të ardhmen e kombit tonë.

Atyre, të cilët nuk kanë realizuar ende pasojat e këtij qendrimi, iu rikujtoj së pari se sot 800 000 shqiptarë në Maqedoninë e Veriut janë dhjetë herë më të përfaqësuar në shtetin e tyre se 800 000 shqiptarë që banojnë në territorin e Shqipërisë, nga Kamza në veriun dhe verilindjen e veriperendimin e vendit - dhe së dyti, ai që urren, diskriminon si Zografi bis një pjesë të kombit të tij apo një pakicë të tij fetare apo etnike, qoftë ajo, ai e do, por përçan kombin në tërësi, rrezikon paqen sociale dhe të ardhmen e tij. Ai është armik si një pushtues i egër i tij

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...