Thellohet skandali i përgjimeve të Antimafias: Eurodeputeti italian ndërhyn për tendera e koncesionet e mafias në Tiranë

Saturday, 23 Janar 2021 18:07

 

Europarlamentari Lorenzo Cesa ka dalë në skenë në përgjimet e antimafias italiane si personi që koordinon ndërhyrjet e nevojshme në Tiranë me qëllim garantimin e tenderave, koncecioneve dhe lejeve të ndërtimit për grupet kriminale të goditura nga operacioni i fundit në Itali. Protagonist i bisedave të zhvilluara është edhe sipërmarrësi Antonio Gallo i cili në pjesën e parë të përgjimeve të publikuara nga Ora News, flet për dhënien e rryshfetit në masën 20 për qind për lejet e ndërtimit në Tiranë.

Europarlamentari Lorenzo Cesa, njëherësh sekretar i Partisë së Bashkimit të Demokristianëve italianë UDC i akuzuar për bashkëpunim kriminal e favorizim të klaneve mafioze të Ndranghetas shfaqet në hetimet e Antimafias italiane si njeriu kyç që do të krijonte lidhjet me qeverinë shqiptare për të favorizuar investimet e sipërmarrësve mafiozë në Shqipëri.

 

Në aferë me sipërmarrësit e Ndranghetas, siç pretendohet në përgjime ai do të merrte 5% të fitimeve për çdo kompani.

Në përgjimet e antimafias italiane datës 7 korrik 2017 zhvillohet një bisedë në restorantin “Tullio” në qëndër të Romës, mes sekretarit rajonal të UDC, Francesco Talarico, e politikanëve Tomaso Brutto e Saverio Brutto, e sipërmarrësve Antonio Gallo, i cili në pjesën e parë të përgjimeve, fliste për pagesa të 20 për qindëshit në formë rryshfeti për ndërtimet në Tiranë, informon Ora News.

Tomaso Brutto: Di se Lorenzo Cesa mund të ketë kontakte dhe me politikanë në Shqipëri, ku është i njohur e Talarico thotë se është i sigurt se ai si parlamentar europianë mund të krijoj kontakte të mira të drejtpërdrejta me parlamentarë të tjerë europianë.

Tomaso Brutto: Kjo është e rëndësishme eh… është tjetër gjë kur Cesa të krijon një kontakt në Shqipëri… atje nuk është si këtu, një ministri në Shqipëri i jep…

Francesko Talarico: Uhh korrupsion total..

Tomaso Brutto: Dreq …. Po

Francesko Talarico: Treg i lirë

Tomaso Brutto: Pooo e atje nuk kontrollojnë… atje qeveria të thotë , ti duhet të paguash 1000 lekë taksa në vit e pastaj bën ç’ të duash,, por duhet të paguash aman taksat … pastaj bën ç’të duash.

Francesko Talarico : Po por ata kanë një bast… sa vjen 100 000 ja kaq janë të tuat… është legale…

Tomaso Brutto: Ne mund të hyjmë atje me spitalet. Pasi ne furnizojmë me tuta, doreza, maska, gjithçka që duhet për sektorin spitalorë, për kirurgë, tutat e kirurgëve, këpucët e kirurgëve..

Francesko Talarico: Thuhet se në Shqipëri është një terren i virgjër, nuk bëhën as gara por “thirret një kompani”..,

Tommaso Brutto: Atje ( në Shqipëri) çfarë do…. është një zonë në ekspansion…

Francesco Talarico: E atje bën kapon ai… e Cesa i njeh dhe më një të këtyre Entev, e kështu nis….

Tomaso Brutto: Po po është i aftë… mjafton t’i vendosim kontaktin Antonios ai di si t’ia dalë…

Përgjimi i datës 5 maj 2017 ora 17.06, kohëzgjatja 15 minuta e 5 sekonda.

Biseda zhvillohet në banesën e Tommaso Brutto i pranishëm Ercole D’Alessandro finanzieri italian i Katanzaros e Antonio Gallo.

Antonio Gallo: Kemi këtë projekt në Shqipëri e kemi nisur… në sensin që kemi gjetur strukturën. Kemi bërë kompani me Saverion e për të përshpejtuar punë duhet të blejmë e të porosisim mallin… Jemi në një pikë të mirë.. Kemi një person shqiptar që thirret menaxher, që ka eksperiencë e administron gjithçka.

Ercole D’Alessandro: Unë kam lidhje të mira atje… më 22 qershor shkoj e kthehem më 25.

Antonio Gallo:..Për tenderin nuk ka problem … shkojmë e firmosin…. i merrni atje e i ndajmë…

Ercole D’Alessandro: Shoqërinë e keni bërë ju?

Antio Gallo: Duhej bërë deri në një farë date, por nuk kishte problem ndryshe nuk hapte dot më 22…

Tommaso Brutti: ( i referohet djalit të Ercole D’Alessandro , ortak i sipërmarrjes në hapur në Shqipëri); Atëherë i thuaj djalit tënd që më 22 të bëj inaugurimin e të jetë patjetër aty…

Ercole D’Alessandro: Më 22 nisem nga Lamezia Terme e më 06.40 në mëngjes nisem nga Lamezia Terme, më 7.05 mbërrij në Fiumicino, e më 9.25 nisem për në Tiranë e mbërrij më 10.50…. Ministria më ka bërë këtë biletë…

Në dosjen hetimore të Antimafias italiane nënvizohet gjithashtu se sipërmarrësit Saverio Brutto e Francesco Talarico synonin të rikompensonin Lorenzo Cesa me 5% të aferave të tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...