“LSI duhet çmontuar komplet”- Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Kryeministri po ikën vetë për skrap

Tuesday, 02 February 2021 14:28

 

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i është përgjigjur sot kryeministrit Edi Rama i cili tha se “LSI është një sistem që duhet çmontuar komplet”.
Nga Lezha, Kryemadhi tha se “kryeministri turfullon ekraneve për LSI, po ikën vetë për skrap”

“Shikojmë një kryeministër në ikje që turfullon me orë të stërzgjatura në televizion, i la dhe televizionet pa reklama, sepse ka dy orë e gjysmë që vetëm flet, i falimentoi më shumë se ç’janë. Dhe cili është programi i vetëm që ai ka? Me atë që kemi dëgjuar ne 8 vjet, programi politik i Rilindjes dhe i Edi Ramës ka qenë: ‘Të çojmë LSI-në për skrap’. Ky program i tij ka dështuar, po shkon për skrap për vete.

Kështu që edhe një nga pikat tona kryesore që ne themi dhe që sot është e domosdoshme, është fokusimi ynë te pesë prioritetet tona: tek arsimi, tek punësimi i mirëpaguar për të rinjtë tanë, krijimi i profesionistëve të rinj. Ajo që ndihmon edhe fuqizimin ekonomik të familjeve tona, rimbursimin e shpenzimeve në 5 për qind të faturave të tyre tatimore dhe pastaj edhe programi ynë ‘Nga bebja në bebe’ për të ndaluar shpopullimin me ritme të shpejta që është nxitur nga Edi Rama, për ta ç’bërë atë.
Bashkë me Viktorin, një nga takimet tona kryesore që ne kemi, jo vetëm me votuesit për herë të parë, por edhe në takimet e tjera që ne kemi zhvilluar që prej mëngjesit të ditës së sotme, kemi vënë re se njerëzit janë shumë të lodhur nga mashtrimet që kanë ndodhur deri më sot, nga gënjeshtrat që në tetë vite u janë bërë qytetarëve.

Teksa flasim për rindërtimin, faktikisht këtu janë tre pallate të shembura dhe vetë qytetarët lezhjanë janë prezentë, kur vetë kryeministri ka ardhur, ka prerë shiritin dhe ka thënë që do të ndërtojë pallate të reja, dhe kanë pesë muaj që nuk kanë parë absolutisht asgjë. Dhe jo vetëm kaq, por nuk kanë një kontratë, një letër të shkruar të zezë mbi të bardhë se ku do të jetojnë, cfarë do të marrin, ku janë shtëpitë e tyre dhe ku do të ndërtohen në të ardhmen. Dhe kjo është një nga pikat më problematike, kur flasim për rindërtimin, që është kthyer tashmë si një projekt fitimprurës për grupin e Dubait. Para 1 jave kishim darkën e Nusretit, dje kishim tabelën e pritjes së delegacionit të ministrave me oligarkët që shkonin përsëri në Dubai.

Pra, një nga problemet kryesor është orientimi anti-evropian që Rama kërkon ti japë Shqipërisë, gjë për të cilën unë jam e bindur se jo vetëm LSI, por gjithë shqiptarët dhe gjithë socialistët e vërtetë, cfarë duan? 99 për qind e tyre e duan Shqipërinë evropiane.”, tha Kryemadhi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...