Përplasja e Ramës me SHBA/Ambasadorja Yuri Kim replikon ashpër: Silluni si një vend i NATO, respektoni votuesit!

E mërkurë, 03 February 2021 08:12

 

Ambasadorja e SHBA: “Drejtuesit e partive nuk duhet të pastrojnë listat e tyre thjesht sepse disa ambasadorë thonë kështu ose sepse SHBA e kanë bërë të qartë se lufta ndaj korrupsionit është priotiter. Ata duhet ta bëjnë këtë sepse kërkohet nga ligji shqiptar, është ajo që pritet nga një vend aleat i NATO-s dhe aspirant i BE-së, dhe kjo është një shenjë themelore e respektit për votuesit”
03/02/2021 06:59
Të shikojmë sa do ta zbatojë, Edi Rama porosinë amerikane për moskandidimin e personave problematikë
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i kërkonte diplomates së SHBA që të mos i kujtonte detyrën e tij për kandidatët me precedentë penalë.

Në një reagim në orë e para të ditës së sotme, diplomatja Kim shprehet se pastrimi i listave të kandidatëve nuk duhet bërë sepse kështu thonë ambasadorët, por sepse politikanët e kanë detyrë zbatimin e ligjit shqiptar.

 

Diplomatja e SHBA shprehet se mos futja e kandidatëve me precedentë penalë është ajo që presin partnerët e Shqipërisë, NATO dhe BE.

Ambasadorja Kim i kujton Edi Ramës se pastrimin e listave nga kandidatët problematik është shenjë respekti ndaj qytetarëve shqiptarë.

“Drejtuesit e partive nuk duhet të pastrojnë listat e tyre thjesht sepse disa ambasadorë thonë kështu ose sepse SHBA e kanë bërë të qartë se lufta ndaj korrupsionit është prioritet. Ata duhet ta bëjnë këtë sepse kërkohet nga ligji shqiptar, është ajo që pritet nga një vend aleat i NATO-s dhe aspirant i BE-së, dhe kjo është një shenjë themelore e respektit për votuesit”,- shkruan Ambasadorja Yuri Kim në mesazhin e saj.

Edhe pse në reagim nuk përmendet emri i Edi Ramës, replika qartazi është e drejtuar kundër kryeministrit.

Kim thekson se flet ne emër të SHBA dhe i kujton kryeministrit Edi Rama se ka detyrë të sillet si drejtues i një vendi anëtar në NATO.

Party leaders shouldn’t clean their lists simply because some ambassador said so or because 🇺🇸 has made clear that corruption is a priority. They should do it because it’s required by 🇦🇱’s law, it’s expected of a NATO Ally & EU aspirant, & it’s a basic sign of respect for voters.

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) February 3, 2021

Në konferencën e mbajtur me gazetarët, kryeministri Edi Rama sulmoi ambasadorët e huaj në Tiranë me një gjuhë të ashpër. I pyetur mbi qëndrimet e ambasadorëve për zgjedhjet dhe listat e kandidatëve me njerëz me precedentë penalë, Edi Rama tha: “Këtë ambasadorin britanik nuk e kuptoj fare pse është kaq i përfshirë në çështjen e zgjedhjeve në Shqipëri, sinqerisht. Kam shumë respekt për të dhe realisht është një person që meriton respekt, por nuk e kuptoj se, pse është kaq i përfshirë në këto bisedat e brendshme të Shqipërisë kur vjen puna për zgjedhjet. Po e them dhe publikisht këtë, se ia kam thënë dhe personalisht.

Unë nuk kam nevojë të ma thotë ambasadorja amerikane detyrën time. Kam shumë respekt për ambasadoren amerikane, natyrisht, ajo është në të drejtën e vetë të thotë atë që mendon, unë e respektoj, por kjo përgjigje nuk është për të, është për ju. Mos ma nxirrni përpara ambasadoren amerikane, ka thënë këtë dhe atë. Unë nuk kam nevojë të ma kujtojë detyrën time asnjë ambasador në Republikën e Shqipërisë. Të gjithë janë të respektuar. Nuk ka nevojë të ma kujtojë asnjë koordinator në Parlamentin Europian, nuk ka nevojë të ma kujtojë askush. Unë e di shumë mirë detyrën time karshi ligjit dhe karshi popullit shqiptar

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...