“Do paguajmë stazhet e studentëve ekselentë”, Basha: Rritje të pagave për mësuesit e pedagogët, zero tarifë studimi për familjet në nevojë

E mërkurë, 03 February 2021 12:46

 

 

Lideri demokrat, Lulzim Basha teksa prezantoi sot planin për arsimin, premtoi rritje të pagave për mësuesit dhe pedagogët, si dhe lehtësira për studentët.

Sipas Bashës, shteti do të paguajë tarifat e studimit për të gjitha ato raste të familjeve që kanë të ardhura mujore nën 64.000 lekë të vjetra në muaj.

 

“Të dashur bashkëqytetarë. Të dashur student dhe pedagogë.
Kjo qeveri e ka lënë pas dore arsimin e lartë dhe i ka braktisur universitetet dhe studentët. Studentët shqiptarë shkëlqejnë në mbarë botën përveçse këtu në vendin e tyre. Nuk ka asnjë arsye pse mos t’i mbajmë të rinjtë tanë në Shqipëri po për këtë duhet urgjentisht të përmirësojmë arsimin e lartë.
1.Unë angazhohem se do garantoj pavarësinë e universiteteve dhe lirinë e nevojshme akademike, duke e miratuar menjëherë sapo të zgjidhem kryeministër ligjin e ri për arsimin e lartë, në bashkëpunim me akademikët, specialistët më të mirë dhe vetë studentët dhe në përputhje me standardet dhe parimet më të avancuara bashkëkohore europiane.
2.Angazhohem se do të rrisim pagat me 50%, duke ju garantuar pedagogëve shqiptarë paga prej 900 Euro në muaj dhe profesorëve paga prej 1300 Euro.
3.Ne do të paguajmë plotësisht koston e tarifave të ciklit të parë apo të dytë të studimeve pasuniversitare për çdo studentët dhe studente që vjen nga familje me të ardhura nën 64.000 Lekë të vjetra në muaj. Dhe ne do të financojmë 50% për studentët nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj.

 

4.Ne do investojmë tek studentë e shkëlqyer duke i mundësuar atyre studimin në universitetet më të mira të botës, si dhe duke mbështetur programin Brain Gain, i cili nuk do të bazohet më mbi nepotizëm e ndërhyrje politike, por mbi bazën e meritokracisë.
5.Përsëris sot angazhimin tim para studentëve shqiptarë se me qeverinë e re të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit, ne do të paguajmë 10 mijë stazhe 12 mujore për studentët më të mirë çdo vit.
6.Grante për Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, është angazhimi tjetër i qeverisë tonë për modernizimin e infrastrukturës fizike e pedagogjike. Ofrimi i arsimit të lartë të digjitalizuar, me investim në vlerën 36 milionë euro, me fokus laboratorët e parqet e teknologjisë së informacionit, zona me internet falas dhe pajisje të teknologjisë së informacionit, që do të përdoren falas nga pedagogët dhe studentët pa pagesë.

 

 

7.Një vend të veçantë në platformën tonë ka financimi i dedikuar për gratë dhe vajzat në sektorët me përparësi të lartë.
Të dashur qytetarë shqiptarë. Në mënyrë të përmbledhur këto janë disa prej pika kryesore të planit tonë të arsimit.
Ky është plani ynë për të ardhmen e Shqipërisë.
Me këtë plan, Shqipëria fiton!
Me këtë plan, shqiptarët fitojnë, sepse ne mund të bëjmë më shumë!
Ne do të bëjmë më mirë!
Dhe ne të gjithë do bëhemi më mirë!
Më 25 prill do ta largojmë qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë dhe bashkë do ta ndryshojmë të ardhmen tonë.”, tha Basha

Modifikuar më E mërkurë, 03 February 2021 16:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...