Programi i PD për arsimin, Vokshi: Ekonomia shqiptare humbet 35 milionë dollarë në vit prej nënfinancimit

E mërkurë, 03 February 2021 21:31

 

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi në një intervistë për RTV Ora ka qartësuar planin e të djathtëve për arsimin në vend.

Vokshi ka thënë se arsimi në vend humbet 35 milionë dollarë në vit, ndërsa shton se paratë gjatë qeverisjes së PD do të shkojnë në përmirësimin e infrastrukturës së këtyre institucioneve.

 

Vokshi: Ka premtuar 5% dhe sot është 2.4%. Në bazë të një studimi që ka bërë UNICEF, jo opozita, raportohet se prej nënfinancimit të arsimit parauniversitar kryesisht ekonomia shqiptare humbet 35 milionë dollarë në vit. Pra prej mashtrimeve të Edi Ramës, ekonomia shqiptare në 8 vjet ka humbur plot 280 milionë dollarë. Pra ne do të rikthejmë financimin në arsim dhe sigurisht që ekonomisë shqiptare do ti rritet GDP-a, do ti vijnë miliona dollarë në vit. Çdo gjë është e mundshme sepse nuk do vidhet siç po vjedhin. A e dini ju që një shkollë me programin e BE për rindërtimin pas tërmetit kushton 680 mijë euro, ndërkohë që një shkollë e Erion Veliaj kushton 4 milion euro? Ja ku janë paratë por po vidhen. Paratë ne do ti drejtojmë drejt infrastrukturës moderne, drejt shkollave.

PD beson se investimi në arsim është investimi më afatgjatë, më i qëndrueshëm dhe me kthimin më të madh në ekonomi. Në njërën anë do të investohet për sigurimin e kushteve të nevojshme me standarde ndërkombëtare në çdo shkollë të Shqipërisë. Në fund të mandatit Lulzim Basha do të shkojë në shkollën më të fundit të Shqipërisë dhe ajo shkollë do të ketë standarde ndërkombëtare

Modifikuar më E Enjte, 04 February 2021 13:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...