Meta takon ‘Heroin’ e 2 korrikut ’90: Na mësoi se duhet rrëzuar çdo mur që na ndan nga Europa

E Enjte, 04 February 2021 12:25

 

Presidenti Ilir Met aka zhvilluar sot një takim me Ylli Bodinakun, të njohur për ngjarjet e bujshme të 2 korrikut 1990 në Shqipëri.

Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit e cilëson Bodinakun heroin e 2 korrikut 1990, teksa thekson se “me ‘Skodën’ e tij hyri në historinë e Shqipërisë, për aktin e pashembullt të trimërisë dhe të guximit, si i pari që çau “murin shqiptar të Berlinit” dhe hapi një dritare shprese e lirie për mijëra shqiptarë”.

 

“Një takim i ngrohtë me Ylli Bodinakun, heroin e ngjarjeve të 2 korrikut 1990, i cili me “Skodën” e tij, hyri në historinë e Shqipërisë, për aktin e pashembullt të trimërisë dhe të guximit, si i pari që çau “murin shqiptar të Berlinit” dhe hapi një dritare shprese e lirie për mijëra shqiptarë, pas dekadash terrori e izolimi.
I bindur se bashkë me familjen dhe Rikelin në krah, djalin 3 muajsh, mund të shkonte drejt vdekjes, asgjë nuk e ndali Ylli Bodinakun, për të na dhënë të gjithëve një shembull dhe mesazh të madh frymëzimi: Të rrëzojmë çdo mur, që na ndan nga Europa e Bashkuar. 🇦🇱🇪🇺”, shkruan Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...