Pse ka frikë kryeministri Rama nga LSI?

Premte, 05 February 2021 12:01

 

-LSI është makthi i Edi Ramës. Dhe nuk faj kryeministri, pasi kjo forcë politike do ta rrëzojë atë nga pushteti duke e dërguar në dyert e drejtësisë për gjithë çka bërë në këto vite. LSI nuk pranon asnjë pazar apo kompromis me Edi Ramën, thjesht do ta rrëzojë për të shpëtuar vendin, demokracinë, por edhe vetë socialistët e thjeshtë të cilët janë marrë peng nga sekti rilindas.

Nuk ka ditë që Partia Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama të mos sulmojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI), drejtuesit dhe votuesit e saj. Kur “harron” Edi Rama të merret me LSI janë deputetët e Rilindjes që vihen në radhë me të njëjtën gjuhë si kryetari i tyre kundër kësaj force politike. Kur detyrën për të sulmuar LSI e mbarojnë rilindasit, në lojë futen mediat e qeverisë që sajojnë lajme dhe prodhojnë fake news me shumicë gjithmonë kundër kësaj force politike. Rasti më i fundit ishte dje, ku ish-ministri Sokol Dervishaj, sipas mediave të Rilindjes kishte ikur me PS. Lajmi ishte një sajesë që u përgënjeshtrua nga zoti Dervishaj duke treguar dhe njëherë se fushata e pistë e Rilindjes nuk njeh limite. Diversionet, sulmet amorale dhe sajesat politiko-mediatike kundër LSI zënë më shumë vend në aktivitetin e Rilindjes në raport me krejt Opozitën.

 

Edi Rama ka frikë LSI-në ndaj gjithë forcat do ti përqendrojë kundër saj. LSI, është e vetmja forcë politike që para çdo palë zgjedhjesh është kërcënuar me zhdukje nga rivalët politik dhe rezultati ka treguar se gjithmonë ajo ka rritur numrin e votuesve. Sa herë që Edi Rama ka menduar se e ka asgjësuar politikisht në zgjedhje, ka rezultuar se LSI ka përcaktuar fituesin. Në zgjedhjet 2009, LSI-ja i dha mandatin e dytë qeverisës Partisë Demokratike, ku me votat e saj (bashkë me PD) u mor heqja e vizave me BE, anëtarsimi në NATO,etj.

Votat e LSI në vitin 2013 i siguruan fitoren PS-së pasi Edi Rama nuk do ta kishte arritur kurrë i vetëm. Në vitin 2017 edhe pse në një fushatë të pandershme politike ku PS dhe PD u bënë bashkë kundër saj, prapë LSI arriti të marrë 19 deputetë. Sikur PD të mos kishte ndjekur marrëzinë e Edi Ramës për të sulmuar LSI dhe të kishte bërë koalicion, Rilindja do të ishte harruar që në verën e vitit 2017.

Rritja elektorale e kësaj force politike është kthyer në makthin e Edi Ramës. 71 mandatet që kërkon për mandatin e dytë nuk i dalin as në sondazhet që porosit vetë. Në bastionet ku mendonte se do të merrte vota, ikjet e socialistëve drejt LSI si një parti e majtë prishin gjithë llogaritë, qeverisë rilindase. Vendosja e emrave të rinj në drejtimin e qarqeve nga ana e LSI i ka prishur dhe skemën e baltosjes, padive në prokurori dhe blerjes së rivalëve politik. Emrat e rinj që po drejtojnë fushatën e LSI nuk mund të mbahen peng me afera, nuk mund të blihen me dosje dhe as mund të akuzohen publikisht, pasi nuk kanë qenë pjesë e qeverisë. Tronditja që LSI ka shkaktuar në elektoratin socialist, që pas tetë vitesh nuk sheh asgjë pozitive nga kjo qeverisje, ka bërë që Edi Rama të nis personalisht fushatën e blerjeve të ish-zyrtarëve të kësaj partie.

Edhe dalja e mbrëmshme e ish-kryetarit të PS-së, Fatos Nano vetëm sa shtoi inatin ndaj tij dhe qeverisë, sepse u pa hapur nga të gjithë se si ai ishte në shërbim të Edi Ramës, sa iu pështiros edhe vetë socialistëve.

Ndërkohë videoja e famshme me ish-ministrin Nasip Naço tregon se operacioni i blerjeve drejtohet nga vet kryeministri. Edhe ish-deputeti i Beratit që kaloi me PS pranoi në një intervistë televizive se ishte takuar personalisht me Edi Ramën para marrjes së vendimit. Fakti që Edi Rama ka marrë rolin e kryepazarxhiut tregon frikën e madhe. Teksa thotë se “LSI do të iki për skrap”, lëvizjet e kryeministrit ngjajnë si ato të dikujt që ka hallin se do të përfundojë vetë për skrap. Ndaj dhe dy ditë më parë, kryeministri i kujtoi Lulzim Bashës paktin e 2017 për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Llogaritë nuk i dalin ndaj është gati të bëj çdo marrëzi, edhe duke përdorur skemat e vjetra, vetëm që të mos humbasë pushtetin.

Në panik nga humbja dhe fundi i afërt që po i vjen Rilindjes, kryeministri do të përdor çdo mjet për të dëmtuar LSI. Madje dhe të dalë kundër SHBA që i kujton çdo ditë se po angazhon në fushatë persona me precedentë penalë. Kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste për këtë fushatë elektorale nuk kanë bërë asnjë premtim për qytetarët. Nuk kanë publikuar asnjë program dhe nuk japin asnjë arsye se përse shqiptarët duhet ta votojnë edhe njëherë, pasi i dhanë qeverinë, timonin dhe kusinë. Të vetmin objektiv ai ka të dëmtojë LSI, sepse e di se pas humbjes së pushtetit atë dhe Rilindjen i pret ndëshkimi.

Dhe LSI nuk do ta fali Edi Ramën!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...