Kim Mehmeti: Nano pleh politik, nuk e mbulon dot keqqeverisjen e piktorit

Premte, 05 February 2021 21:57

 

Nga Kim Mehmeti –

Po e ndiqja atë intervistë copa-copa dhe më la të kuptoj që Fatos Nano është nga të rrallët poltikanë që thotë gjëra absurde, p.sh se rrallë kund në botë opozita akuzohet për keqqeverisjen e qeverisë. Kur dëgjoj emrat e disa politikanëve shqiptarë më kujtohet plehu poltik që kanë prodhuar në 30 vite politika shqiptare dhe që nuk ka kush ta pastrojë. Kur më përmendet Fatos Nano me kujtohet burrështetasi i mëmëdheut tim që ishte shumë i ëmbël me Presidentin e dikurshëm të Maqedonsië, Branko Cervenkovski, për çfarë unë shkruaja në një koment që unë e përfundoja me konstatimin që nga miqësia e tyre nuk kanë asnjë dobi shqiptarët, por vetëm prodhuesit e wiskeyt. Kur bëhët fjalë për intervistën e fundit të Nanos, unë mund të them se ai është argat politik që u ka shërbyer të gjithëve.

Se është nga ata që politikën e konsiderojnë si biznes ku duhet ti përmbahesh një parimi, ku nuk vlen e vërteta, për të cilën nuk të paguan askush, apo që ske ndonjë përfitim.

Pse shtiremi sikur nuk e dimë, edhe ata që në intervistën i fundit ai i shan, u ka shërbyer aq ndershëm sa edhe piktorit tani.

Por sido që të jetë, intervista e fundit ishte nga ato të shumtat që nuk shpalosi, por mbuloi të shkuarën.

Nano ka shumë arsye për ta mbështetur piktorin. Sepse shumë veprime të piktorit i pastrojnë njollat nga portreti politik i Nanos. Sepse sikur të mos ishte rrënimi i Teatrit, kjo arrogancë e piktorit, me siguri që Nanoja do të mbetej në listë si kryeministri më i keq i Shqipërisë.

Mirëpo tani mendoj se piktorin askush nuk mund ta konkurojë si të tillë.

Gjaku politik i Nanos është i kuq, dhe sado ai të ketë bashkëpunuar me gjithë të tjerët, tani në pleqëri e thërret gjaku i tij politik.

Çfarë do që të thotë Nano për piktorin askush nuk mund ta fsheh se qeveria e piktorit është e harxhuar.

Me piktorin s’mund të kërkohet më as tepsi, as timon, këto janë orvajtje të kota. Ne u japim një dimension që nuk e kanë.

Çështja është se kjo intervistë e ka groposur thellë edhe autorin e kësaj interviste, Nanon. Sepse siç theksova edhe më parë regjimi i piktorit është i harxhuar. Edhe njerëzit që i rrinë pranë piktorit e kanë të vështirë ta mbrojnë, por e kanë për detyrë.

Ata po mbrojnë një kufomë politike. Nuk mund të them se Nano është politikan naiv, se ai di çfarë thotë.

Është absurde të thuash që qeveria ka ardhur në këtë pikë se nuk ka opozitë të mirë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...