“Shumë të rinj po bashkohen me LSI”, Luan Rama në Vlorë: Ndryshimi radikal i nevojshëm

Saturday, 06 February 2021 13:33

 

Në një takim me të rinjtë në Vlorë, zv/kryetari i LSI Luan Rama u shpreh se pavarësisht kushteve të vështira mbi të cilat po zhvillohet kjo fushatë, shumë të rinj djem dhe vajza vijnë bashkohen me LSI.

 

“Na vjen keq për një pjesë të mirë të socialistëve të cilët ndihen të ndrydhur në atë guackën ku i ka përfshirë pseudorilindja por jam i bindur ata e dinë më mirë se ne se dhe ata kanë luftuar dikur për këto hapësira siç po luftojmë ne sot dhe dinë ta ndajnë të mirën nga e keqja dhe abuzimin, shpërdorimin nga fisnikëria e sjelljes.

 

Unë jam shumë i motivuar dhe praktikisht jam i bindur që ditë pas dite do të ketë më shumë të rinj që do na bashkohen sepse ata nuk i bashkohen një kauze politike por i bashkohen një kauze qytetare dhe atdhetare që ka të bëjë me Vlorën dhe me Shqipërinë që është shtëpia jonë.”- u shpreh Luan Rama.

Fjala e plotë:

Ka një veçori kjo fushatë megjithëse zhvillohet në kushte absurde dhe të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë. Ka një veçori që shumë të rinj djem dhe vajza vijnë bashkohen me LSI, sfidojnë vrazhdësinë dhe rrugaçërinë e pushtetit këtu për shkak të servizilimit të disa shushunjave të pushtetit ndaj kryeministrit. E kanë shndërruar përgjegjësinë që kanë në detyrat e shtetit në vagabondazh në rrugaçëri megjithatë ne ata i sfidojmë me qytetarinë, me bukurinë e këtyre djemve dhe vajzave, me mençurinë padyshim dhe i sfidojmë me trimërinë që këtyre ua jep sa tradita, sa gjaku si vlonjatë por ua jep dhe fakti që kanë zgjedhur me shumë fisnikëri ta konsiderojnë Vlorën shtëpinë e tyre dhe të japin një mesazh nga Vlora për të gjithë të rinjtë shqiptarë që Atdheu është i dashur për të gjithë, është shtëpia e të gjithë shqiptarëve dhe në këtë hapësirë ku jetojmë, secili ka vendin e vetë, ka vend për të gjithë por natyrisht ka vend për të gjithë ata që kuptojnë demokracinë dhe mundësinë për të qenë të denjë dhe fisnikë dhe përballë kundërshtarin. Na vjen keq për një pjesë të mirë të socialistëve të cilët ndihen të ndrydhur në atë guackën ku i ka përfshirë pseudorilindja por jam i bindur ata e dinë më mirë se ne se dhe ata kanë luftuar dikur për këto hapësira siç po luftojmë ne sot dhe dinë ta ndajnë të mirën nga e keqja dhe abuzimin, shpërdorimin nga fisnikëria e sjelljes. Unë jam shumë i motivuar dhe praktikisht jam i bindur që ditë pas dite do të ketë më shumë të rinj që do na bashkohen sepse ata nuk i bashkohen një kauze politike por i bashkohen një kauze qytetare dhe atdhetare që ka të bëjë me Vlorën dhe me Shqipërinë që është shtëpia jonë.

 

Për mua është privilegj dhe një nder i madh të jem në krye të një ekipi jo thjesht fitues por një ekipi përfaqësues të një fryme të re, të një vizioni të ri, të një ere të re, që lidhet me ndryshimin e madh që do të realizojë Shqipëria më 25 prill. Dhe natyrisht nuk është e rastit që Vlora ka qenë gjithmonë përcaktues kur i është dashur Shqipërisë të shpëtojë nga e keqja por dhe kur i është dashur Shqipërisë të përcaktojë më mirë rrugën nëpër të cilën duhet ecur. Ndaj në këto zgjedhje ndryshimi dhe fitorja fillojnë në Vlorë. Është absolutisht e vërtetë, nuk është një ëndërr që unë e pash në një mëngjes në Vlorë, është fryma e shumicës, e 90% të qytetarëve të Vlorës. Dhe kur them të Vlorës kam parasysh gjithë qarkun e Vlorës. Por Vlora natyrisht është epiqendra dhe sigurisht siç janë këta të rinj sot ka me qindra nëpër qytet që punojnë. Ne do kemi rast të takojmë në vijim sot prandaj unë jam entuziast dhe shumë optimist. Ka të rinj pedagogë, ka të rinj që merren me sipërmarrje, ka dhe të rinj të papunë dh harmonizimi i të gjithë këtyre shtresave të shoqërisë e bën uraganin e fitores padyshim më bindës dhe më imponues. Kjo është shenja e parë e të mirës që e pret Shqipërinë.

Këtu në Vlorë ka një problem të madh. Ka një potencial shumë të madh të të rinjve dhe në mënyrë të veçantë dhe të grave që nuk iu është dhënë mundësia të shfaqen, të jetë jo vetëm i shfaqur por dhe influentë në jetën e vendit, në jetën e komunitetit për të qenë zë që pyetet, që konsiderohet. Këtu janë bërë ndërhyrje, në qytet, por pa i pyetur qytetarët. Këtu në vend që të zgjerohen rrugët, hapësirat këtu ngushtohem në mënyrë paradoksale dhe është e habitshme që sot në 2021, rrugët e Vlorës të jenë më të ngushta se në 1881 apo 1991. Sepse makutëria e njerëzve drejtojnë vendin pa pyetur për interesin e qytetarëve por të lidhur vetëm me interesat e tyre të përfitimit apo të korrupsionit, ka deformuar dhe anën e infrastrukturës rrugore në qytet. Por kaloni prapa këtyre fasadave dhe këtyre mureve dhe do të gjeni Vlorën reale. Vlorën e pellgjeve, Vlorën e baltës, Vlorën pa asnjë element të infrastrukturës moderne. Prandaj është i nevojshëm ndryshimi radikal për të bërë një ndryshim që do të projektojë ndryshimin e 30 viteve që do vijnë. Për të mos qenë më me lidhje apo me referenca me këto 30 vite që shkuan

Modifikuar më Saturday, 06 February 2021 13:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...