“Socialistë e demokratë janë të zhgënjyer nga Rama”- Bardhi në Elbasan: 100 mln euro në vit mbështetje për bujqësinë dhe blegtorinë. Qeverisja që do vijë në 25 prill…

Diel, 07 February 2021 17:04

 


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ishte sot në Elbasan ku është takuar me disa banorë të fshtarave, ku është njohur nga afër me hallet dhe problemet e tyre.


Në një postim në facebook, Bardhi, drejtuesi politik i këtij qarkut thotë se socialistë e demokratë kanë 8 vite të braktisur nga Edi Rama, pasi të gjitha premtime e bëra nuk janë mbajtur çka ka sjell edhe largimin e të rinjve.

Bardhi shkruan se më 25 prill do të vijë qeverisja që u bën rrugët, u siguron vaditjen dhe jep rimbursim për bujqësinë e blegtorinë, duke premtuar se PD do të kthejë normalitetin në jetën e çdo banori të fshatrave në Shqipëri.

“100 milion euro në vit mbështetje për bujqësinë dhe blegtorinë do shkojnë për fshatarët dhe fermerët, jo për xhepat e miqve të qeveritarëve”, përundon Bardhi.

Postimi i plotë:

Banorët e fshatrave të qarkut Elbasan mbijetojnë falë punës së palodhur nga ku sigurojnë produktet e bujqësisë dhe blegtorisë. Socialistë e demokratë kanë 8 vite të braktisur nga Edi Rama. Asnjë premtim i mbajtur, asnjë mbështetje, zero investime. Kjo ka sjellë braktisjen masive të fshatrave nga të rinjtë. Imagjinoni nëse ata do kishin një qeverisje që u bën rrugët, u siguron vaditjen dhe jep rimbursim për bujqësinë e blegtorinë. Pikërisht kjo qeverisje do vijë me 25 prill.

Ne do të kthejmë normalitetin në jetën e çdo banori të fshatrave tona, duke ndalur braktisjen masive nga të rinjtë. 100 milion euro në vit mbështetje për bujqësinë dhe blegtorinë do shkojnë për fshatarët dhe fermerët, jo për xhepat e miqve të qeveritarëve.

Me Partinë Demokratike Elbasani fiton. Shqipëria fiton

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...