Pak orë pas takimit të zhvilluar në selinë blu, ku lideri demokrat dha porosi të qarta për drejtuesit politik të qarqeve dhe Sekretariatin e PD, publikohet një foto.
Është vetë kryedemokrati Basha, i cili ka postuar në Facebook një foto me të gjithë drejtuesit politik në qarqe, njerëzit që do udhëheqin fushatën e demokratëve dhe që sipas Bashës do sjellin një shpresë të re për Shqipërinë.
Krahas fotos, i pari i selisë blu, shkruan “Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërinë. Me 25 prill Shqipëria Fiton