Pyetje Metës në Korçë: Po fitoi Rama? Përgjigjet Meta: Si mund të humbë e ardhmja europiane e vendit?!

Hënë, 08 February 2021 11:13

 

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta është pyetur në Korçë se ccfarë do të ndodhë nëse kryeministri Rama fiton zgjedhjet.

Meta thotë se më 25 prill do të fitojë e ardhmja europiane e Shqipërisë. Sipas tij kjo e fundit nuk mund të humbë.

 

Ndërkohë gjatë pyetjeve Presidenti e shmangte kryeministrin Rama duke mos e përmendur fare.

 

 

”Çështja e detit

Nuk kam asnjë koment përderisa kemi Kushetutë. Kemi një vendim të veçantë të Gjykatës për këtë çështje. Autorizimet janë dhënë në përputhje me Gjykatën Kushtetuese. Çdo veprim individual nuk përfaqëson Republikën.

”25 prilli referendum”

E padiskutueshme, shumë herë më i madh se ai i nëntorit ’95. Sepse pas 30 vjetësh është vendosur në pikëpyëtje e ardhmja europiane. Pas 30 vitesh jemi kaq pas, Serbisë, Malit të Zi. 15 vite më parë kemi qenë shumë më përpara. Më 25 prill duhen hequr pengesat kryesore të kësaj të ardhme.

Pa asnjë diskutim, Shqipëria s’ka pasur asnjë problem tjetër madhor përveç vendosjes së interesit kombëtar. Anëtarësimi në BE sa më parë.

‘’Nuk është katastrofë largimi i shqiptarëve’’

Më 25 prill shqiptarët do të votojnë kundër shpopullimit. Këtu përmasat janë katastrofike. Këtë e ndjejnë sipërmarrësit, prindërti që kanë mbetur të vetmuar dhe natyrisht që 25 prilli është votë kundër shpopullimit. Prandaj do votojmë që të rrimë këtu. Pse të shkojnë të rinjtë e Korçës të punojnë në Maqedoni?

Çfarë ndodh nëse Rama fiton më 25 prill?

Si mund të humbë e ardhmja europiane e vendit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...