Mesazhet e ambasadores amerikane, Meta: Partitë të jenë në garë me figura me integritet, të distancohen nga ata që s’përfaqësojnë qytetarët

Hënë, 08 February 2021 11:37

 

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka komentuar mesazhet e ambasadores amerikane që u ka bërë thirrje partive politike të ‘pastrojnë’ listat.

Meta thotë se ky ka qenë një problem serioz në të gjitha nivelet e pushtetit, por ai i bën thirrje partive që më 25 prill të garojnë me figura me integritet.

 

Ai kërkon që si partitë dhe qytetarët të distancohen nga figurat që nuk i përfaqësojnë.

 

”Fakti që ne kemi bërë një ligj për dekriminalizimin, tregon se ka qenë problem serioz. I Kuvendit, pushtetit vendor, i niveleve të tjera, të qeverisjes.

 

E domosdoshme më 25 prill të tregohet vullnet nga forcat politike, dhe vetë qytetarët për t’u distancuar nga figurat që nuk përfaqësojnë qytetarët, interesin e lartë publik. Dhe që kanë ato problemet e qarta në ligjin e dekriminalizimit.
Partitë të jenë në garë me figura me sa më shumë entigreitet.”- tha Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...