Rama shfrytëzon COVID-in për të mos lejuar fushatën elektorale të PD dhe LSI

E mërkurë, 10 February 2021 09:17

 

-Nga sot policia ka urdhër nga shefi i qeverisë që të futet në takimet elektorale politike dhe ti mbyllë apo gjobisë me forcë. Kështu vijnë diktaturat, duke manipuluar me fatkeqsitë e njërëzve për t’i vëndosur zinxhirët, popullit.

-Kryeministri kujtohet pas 8 muajsh për emergjencën e koronavirusit. Shifrat e vdekjeve dhe infektimeve kanë qenë po kaq të larta, sa këto ditë, gjatë gjithë vitit. Ndërkohë nuk ka vaksina për të frenuar virusin vdekjeprurës, i vetmi projekt është bllokimi i fushatës elektorale dhe izolimi i opozitës. I frikësuar nga rritja e popullaritetit të PD dhe LSI kryeministri ka vendosur të fusë në punë policinë për të kontrolluar takimet politike të opozitës.

 

Pas tetë muajsh heshtje për koronavrusin, kryeministri Edi Rama ka dy ditë që u është kthyer konferencave mediatike me kërcënime dhe gjoba ndaj qytetarëve. Njëlloj si në muajt prill-maj të vitit të kaluar kur dilte dhe tmerronte qytetarët me skenarë mijëra kufomash, edhe këto ditë po flet për përkeqësim të situatës dhe për marrje masash të reja. Masat e para janë rritja e gjobave për qytetarët dhe kufizim të liridaljes. Vendimet u njoftuan që dje, pa pritur që të mblidhet sot Komiteti Teknik i Ekspertëve të pandemisë. Ndryshe nga fjalimet në nisje të pandemisë, këtë herë gjobat dhe ndëshkimet e policisë janë fokusuar më shumë të aktivitetet politike. Kryeministri nuk tha asnjë fjalë për masat që nuk janë marrë nga institucionet që ai drejton gjatë gjithë vitit, por akuzoi dje PD, LSI dhe Presidentin e Republikës edhe për shifrat e pandemisë. Sipas tij, aktivitete e tyre politike kanë ndikuar në përhapjen e virusit. Për tu dukur i balancuar përmendi se dhe disa përfaqësues të PS që kanë zhvilluar takime masive elektorale, por barrën e fajit dhe përgjegjësinë ua la drejtuesve të opozitës e kreut të shtetit. Pasi denoncoi opozitën si fajtore, porositi policinë dhe kërcënoi shefat e komisariateve që nëse nuk marrin masa ndaj aktiviteteve partiake do të përgjigjen personalisht!

Në kohën e Rilindjes, fjala e kryeministrit vlen më shumë sesa ligji. Pas këtij fjalimi të kryeministrit, mesazhi për Policinë e Shtetit dhe Ministrin e Brendshëm është i qartë. Që nga sot, policia do të ndjek pas gjithë drejtuesit e opozitës duke i gjobitur për shkelje të masave anti-COVID dhe duke ndaluar aktivitetet politike. Duke i akuzuar si përhapës të virusit, kryeministri pret të marrë dhe mbështetjen e qytetarëve dhe në këtë mënyrë përfaqësuesve të opozitës u mbetet vetëm të bëjnë fushatë në shtëpitë ku banojnë dhe në rrjetet sociale. Sa më shumë afron data e zgjedhjeve dhe shtohen takimet e opozitës as më shumë gjoba e polici do të ketë ndaj opozitës. Me justifikimin e rrezikut të pandemisë, kryeministri synon që t’i afrohet mandatit të tretë me një garë të pandershme duke përdorur CODVI-19 dhe vdekjet për politikë. Realisht situata me pandeminë është serioze. Askush dhe as përfaqësuesit e opozitës nuk e mohojnë rrezikun dhe gjendjen e pandemisë. Shifrat që publikohen nga institucionet javët e fundit flasin për mbi 15 viktima në ditë dhe mijëra të infektuar. Pas thirrjes se Ramës fshihet loja dhe keqpërdorimi që po i bëhet pandemisë politikisht. Shifrat janë vërtetë të larta dhe bilanci i viktimave është katastrofik, ndonëse këto shifra nuk janë vetëm sot. Situata në Shqipëri ka qenë në të njëjtat nivele alarmante që nga muaji mars i vitit të kaluar. Numri i viktimave është manipuluar ose institucionet nuk kanë qenë të afta t’i regjistrojnë të gjithë. Instituti Statistikave thotë se gjatë vitit 2020 vdiqën 6 mijë shqiptarë më shumë se vitet e tjera. Kjo gjë do të thotë se shifrat e COVID-19 që janë dhënë nga Komiteti i Ekspertëve janë të pasakta. Zyrtarisht kemi rreth 1500 viktima sipas institucioneve, ndërkohë 6 mijë viktimat që thotë INSAT tregojnë se qeveria dështoi me menaxhimin e pandemisë. Çështja e numrit të infektimeve është po kaq e keqmenaxhuar nga qeveria. Për të justifikuar dhunën apo bllokimin e opozitës Edi Rama ka vendosur t’i njohë shqiptarët me shifrat reale të pandemisë. Tani ka vendosur t’u tregojë të vërtetën e hidhur ku mesatarisht 15 shqiptarë humbasin jetën çdo ditë dhe mijëra të tjerë infektohen. Ka vendosur t’u thotë të vërtetën jo sepse i dhimbsen qytetarët, por se shifrat e frikshme i duhen për të trembur njerëzit dhe për të izoluar opozitën në fushatë. Është një përdorim i pandershëm i pandemisë dhe tallje me jetën e qytetarëve. Kryeministri nuk duhet tu tregonte njerëzve policinë, gjobat dhe ushtrinë, por t’u jepte llogari se përse ka sjellë vetëm një çantë me vaksina. Duhet t’u tregonte se përse gjatë gjithë vitit nuk bëri asnjë përpjekje për të frenuar virusin, por e la çdo gjë jashtë kontrollit. Duhet të jepte llogari se pse nuk ka paketë ndihme për biznesin në krizë apo të falementuar nga pandemia.

Tani që po jep shifra alarmante djallëzia e kryeministrit është e skajshme, pasi do të krijojë idenë në popull se janë këta të opozitës që po e përhapin me takime elektorale dhe që ti dekurajoj qytetarët të dalin kundër tij, edhe në takime normale politike.

Edi Rama ka punuar me regji dhe skenar, por që është djallëzi e pashpirt, ndonëse shembullore si strategji

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...