Presidenti Meta: Kryeministri në detyrë Rama nuk është konsultuar. S’do të pranoj për asnjë çast të cenohen interesat shtetërore.

E mërkurë, 17 February 2021 14:16

 

“Nuk do të pranoj cenimin e interesave shtetërore dhe kombëtare të Shqipërisë, nga cilido individ, që keqpërdor autoritetin e deleguar nga populli shqiptar”. Kështu ka deklaruar Presidenti i Republikës Ilir Meta ditën e sotme duke iu referuar çështjes së detit, e diskutuar me aktivistë të shoqërisë civile.

Kreu i Shtetit, priti në një takim me kërkesë të tyre, aktivistë të shoqërisë civile dhe anëtarë të botës akademike, të angazhuar pranë Akademisë “Rrënjët tona”, të cilët shprehën shqetësimet e tyre lidhur me çështjen e negociatave me Greqinë, për delimitimin e zonave detare midis dy vendeve tona.

 

Duke shprehur mirëkuptimin për ndjeshmërinë e lartë të tyre dhe pasi i garantoi se do të vijojë të dëgjojë me vëmendje çdo zë të shoqërisë civile, Kreu i Shtetit i informoi të pranishmit në takim se kryeministri Edi Rama nuk ka kërkuar dhe as nuk është pajisur me ndonjë autorizim nga Presidenti i Republikës.

“Kryeministri në detyrë, Edi Rama, nuk është konsultuar, nuk ka kërkuar dhe as nuk është pajisur me ndonjë autorizim nga Presidenti i Republikës, sipas detyrimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, për të negociuar apo për të diskutuar me Republikën e Greqisë në emër të Republikës së Shqipërisë në lidhje me çështjen e kufizimit të zonave detare, e aq më pak për të vendosur apo dakordësuar nëse kjo çështje do të shkojë për alternativë në ndonjë nga Gjykatat Ndërkombëtare.”, deklaroi Kreu i Shtetit.

Presidenti Meta, i informoi të pranishmit për të gjitha përpjekjet e tij për zgjidhjen e kësaj çështjeje shumë të rëndësishme në respekt të Kushtetutës, vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe nëpërmjet bashkëpunimit institucional.

 

“Për çdo zhvillim, që lidhet drejtpërdrejt apo ndikon në procesin e negociatave për delimitimin e hapësirës detare midis dy vendeve, kam kërkuar informacion shterues dhe një analizë të plotë nga qeveria shqiptare, sipas përgjegjësive, që i takojnë sipas ligjit.

Kam qenë dhe mbetem bashkëpunues e transparent me Qeverinë, Kuvendin dhe institucionet e tjera kushtetuese, në dobi të interesit kombëtar dhe të zbatimit rigoroz të Kushtetutës.

I siguroj të gjithë qytetarët shqiptarë, se do të vijoj të ushtroj detyrat e mia me përgjegjësinë maksimale shtetërore e kushtetuese dhe se nuk do të pranoj për asnjë çast të cenohen interesat shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Shqipërisë nga cilido individ, që keqpërdor autoritetin e deleguar nga populli shqiptar.

U rikujtoj edhe një herë përfaqësuesve të institucioneve në të gjithë nivelin hierarkik shtetëror, detyrimin dhe përgjegjësinë, që kanë për përputhshmërinë e plotë të veprimtarisë së tyre, në shërbim të interesave shtetërore dhe kombëtare.

Ata duhet të përmbushin në mënyrë rigoroze përgjegjësitë e tyre ligjore, në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr.15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese, akteve ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë është palë e kuadrit të brendshëm ligjor, në interes së ruajtjes dhe ushtrimit të sovranitetit territorial, juridiksionit kombëtar, garantimit të sigurisë, dobisë ekonomike e sociale të vendit”, – u shpreh ndër të tjera gjatë këtij takimi, Presidenti Meta

Modifikuar më E mërkurë, 17 February 2021 14:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...