Presidenti Meta, thirrje qeverisë: Situata me pandeminë po shkon drejt një katastrofe kombëtare. Kriminale të bëhet propagandë me jetën e shqiptarëve

E mërkurë, 17 February 2021 18:42

 

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër për mënyrën sesi po menaxhohet pandemia nga qeveria “Rama”. Në një reagim në rrjetet social, Meta shprehet se situata me pandeminë po shkon drejt një katastrofe kombëtare.

Ai i kërkon qeverisë të marrë masa urgjente dhe të heq dorë nga propaganda me jetën e qytetarëve.

 

Reagimi i kreut të shtetit vjen pas rritjes së bilancit të viktimave dhe infektimeve gjatë ditës së sotme.

Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës, Ilir Meta

“Në kushtet kur situata pandemike po rëndohet ndjeshëm, është kriminale të bëhet sehir dhe rastet e shtuara të infektimeve e humbjet e jetëve të trajtohen si stastikë.

Vetëm sot janë regjistruar 18 viktima dhe sipas të raportimeve nga terreni, çdo 13 minuta një autoambulancë mbërrin në Spitalin Infektiv COVID-1.

Nuk ka asnjë plan konkret për vaksinimin e popullatës, asnjë kusht të përmirësuar në spitale, asnjë masë efektive për parandalimin e përhapjes së pandemisë në popullatë.

Situata po shkon drejt një katastrofe kombëtare, që duhet parandaluar pa humbur më kohë.

Çdo ditë, që kalon, do të thotë më shumë pasoja për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, mbrojtja e të cilëve duhet të jetë prioriteti ynë absolut.

Propagandë duke luajtur me jetët e shqiptarëve nuk mund të ketë dhe nuk do lejohet të ndodhë.

I bëj thirrje Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, që sot, të reflektojnë dhe të kthejnë fokusin vetëm nga qytetarët.

Është emergjente ndryshimi rrënjësor i strategjisë antiCOVID pasi masat dhe kufizimet e marra derimë tani nuk po sjellin asnjë rezultat.

Nevojitet një strategji e re, gjithëpërshirëse dhe e ndërtuar mbi këshillat e specialistëve më të mirë epidemiologë, virologë e imunologë brenda dhe jashtë vendit.

Shpenzimet publike për vaksinimin, trajtimin, testimin dhe gjurmimin, për furnizimin me barna të qendrave spitalore dhe të shërbimit reanimator me pajisje jetëshpëtuese, janë tani më të rëndësishme se kurrë.

Për këtë arsye, politika fiskale duhet të jetë mbështetëse dhe fleksible derisa të sigurohet një dalje e sigurtë dhe e qëndrueshme nga kriza.

Përsëris apelin, drejtuar çdo shqiptari, për të mos e ulur vigjilencën dhe vijuar zbatimin me rigorozitet të rregullave antiCOVID

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...