Zbulohet gënjeshtra me zë e me figurë/ Rama kapet ‘gafil’, çdo javë premton se do na vijnë 40 mijë doza vaksine

Saturday, 20 February 2021 20:22

 

Një analizë e deklaratave të kryeministrit, e kryer nga Dosja.al, ka evidentuar hap pas hapi mashtimin e kreut të qeverisë sa i takon transparencës në mbërritjen e vaksinave kundër Covid-19 në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama po e shtyn gjithmonë e më shumë afatin e ardhjes së vaksinave në Shqipëri. Ndërkohë që kalon qark më qark, duke shpërndarë ‘thërrime’ vaksinash, të cilat i ka pritur me ‘festë’ në aeroport, ato sasitë e konsiderueshme, konkretisht mbi 40 mijë të tilla që janë premtuar që më datë 1 janar të këtij viti, nuk po mbërrijnë. Më 1 janar, në fokus të fushatës “Shqipëria buzëqesh”, Rama deklaroi se 10 mijë e 750 doza të kompanisë Pfizer do të mbërrijnë në Shqipëri në javën e tretë të janarit, ndërsa 30 mijë e 250 të tilla, në muajin shkurt.

 

“10 mijë e 750 doza të para të kësaj kontrate do të mbërrijnë 30 mijë e 250 në shkurt, dhe të tjerat me radhë, muaj pas muaji, në bazë të planit të vaksinimit,”– tha Rama.

Por çfarë u arrit?

Dorazi nga Rinasi erdhën vetëm 975 doza vaksinash anti-Covid të Pfizer dhe jo të kontratës së firmosur me kompaninë në fjalë, por nga një vend mik, që na i dhuroi. Rama nuk e bëri publik emrin e vendit, por Dosja.al zbuloi se vaksinat erdhën nga Gjermania. Gjithsesi, kreu i qeverisë, vijoi me deklaratat. Një ditë pasi priti 1170 doza vaksinash në aeroportin e Rinasit, bashkë me ministren Ogerta Manastirliu, Rama shkoi të injektonte dozën e tij të dytë. Asi mori edhe dozën e dytë, deklaroi për mediat se deri në mesin e muajit shkurt pritet të vijnë rreth 10 mijë doza të kontraktuara nga kompania Pfizer. Dhe po brenda shkurtit, pritet të vijnë edhe 30 mijë dozat e tjera.

“Deri në mesin e muajit shkurt pritet të vijnë rreth 10 mijë doza të kontraktuara nga kompania Pfizer. Deri në fund të muajit vijnë rreth 40 mijë doza të tjera. Së treti po dje në darkë vonë kemi marrë konfirmimin nga Pfizer që në mesin e shkurtit mbërrijnë 10.000 mijë dozat e parashikuara dhe brenda shkurtit do vijnë 30.000 dozat e tjera”, tha Rama.

Data sot shënon 20 shkurt dhe në vendin tonë kanë hyrë vetëm 9165 pesë doza në total, bashkë me ato (975 dozat) që erdhën nga Gjermania. Nuk duken asgjëkundi 10 mijë dozat e premtuara që supozohet se do të vinin deri në mesin e muajit shkurt.

Gjithsesi, dy ditë më parë nga Vlora, kryeministri ndryshoi sërish datat dhe sasitë e dozave që pret të marrë. Këtë herë, tha se brenda muajit mars, do të kemi 40 mijë dozat e para nga Pfizer.

“Ditë për ditë masivisht do të bëhen vaksina në të gjithë rrjetin e mjekëve dhe infermierëve, shumë shpejt të gjithë do të jenë të vaksinuar. Shumë shpejt vaksinimi do të mbarojë edhe në shtëpitë e të moshuarve. Ditën e dielë fillojmë me disa personalitet 80 e lartë që do vaksinohen. Për këtë kategori. Vazhdojmë përpjekjen për të siguruar sasira të konsiderueshme vaksinash. Brenda Marsit do kemi 40 mijë dozat e Pfizer të parat,”- tha Rama.

Por kur vijnë vaksinat saktësisht? Kjo nuk mund të thuhet me saktësi pasi edhe vetë kryeministri Rama është kontradiktor me atë që thotë, por në deklaratat e tij, thuhet edhe diçka tjetër: Brenda muajit mars do të vaksinojmë të gjitha bluzat e bardha!

Shqipëria ka në total 23 mijë mjekë dhe për tu vaksinar me dozat e Pfizar, do të nevojiteshin 46 mijë doza, pa përmendur këtu edhe faktin se Rama ka ambicie të vaksinojë personalitetet e vendit që janë mbi 80 vjeç. Na mbetet të presim që në deklaratën e radhës, kryeministri të dalë me një tjetër sasi dozash ‘të konsiderueshme’ e një tjetër datë, ndërkohë që vetë kalon sa në një qytet në tjetrin, duke dërguar ‘një dorë’ vaksinash, sa për të bërë daljen e përditshme LIVE. /Dosja.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...