“Çkapja e shtetit është nevojë ulëritëse për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, Meta: Demokracia është kontrolli i sovranit mbi të zgjedhurit dhe jo…

E mërkurë, 24 February 2021 17:17

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta e cilëson nevojë ulëritëse çkapjen e shtetit për të ardhmen europiane të vendit. Në një postim në “Facebook” Kreu i Shtetit deklaron se demokracia është kontrolli i sovranit mbi të zgjedhurit dhe jo zgjedha e oligarkisë mbi qytetarët dhe dhunimi i të drejtave të tyre kushtetuese.

“Çkapja e shtetit është nevojë ulëritëse për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe për të ndalur shpopullimin e saj.
Demokracia është kontrolli i sovranit mbi të zgjedhurit dhe jo zgjedha e oligarkisë mbi qytetarët dhe dhunimi i të drejtave të tyre kushtetuese.
Dëshmova sot përballë qytetarëve të Republikës një rast flagrant të kapjes së shtetit nga sekti në pushtet me urdhër të Kryeoligarkut në pushtet, që ka kapur çdo institucion publik dhe tmerrohet nga zgjedhjet e lira dhe rivendosja e llogaridhënies demokratike.
U bëj thirrje të gjithë deputetëve të reflektojnë për këtë koncesion sa më parë!”, deklaron Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

A jeni gati për “Euro 2024”? Udhëtoni më lirë dhe më të sigurtë drejt Gjermanisë  

Sociale

A jeni gati për “Euro 2024”? Udhëtoni më lirë dhe më të sigurtë drejt Gjermanisë  

‘SIGAL UNIQA Group Austria’, kompania lider e sigurimeve dhe sponsor prej shumë vitesh i Kombëtares Shqiptare, vjen pranë tifozëve kuqezinj që duan të ndjekin Europianin e futbollit live nga Gjermania.   Çdo...

Ç’ndodhi? Bebe Rexha detyrohet të ndërpresë koncertin

Show-biz

Ç’ndodhi? Bebe Rexha detyrohet të ndërpresë koncertin

Bebe Rexha është goditur me objekte të ndryshme gjatë performancës në koncertin “Summer Fun Days Showcase Titletown” në Wisconsin. Në një video të publikuar në rrjetet sociale tregon momentin ku këngëtarja...

Adele reagon pas incidentit të Bebe Rexha-s në skenë

Show-biz

Adele reagon pas incidentit të Bebe Rexha-s në skenë

  Adele nuk ka frikë nga pjesëmarrësit agresivë të koncerteve. Artistja ka sfiduar së fundmi  fansat që mund të mendojnë t’i hedhin diçka teksa ajo është duke performuar në skenë, në...